Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve

Noteri nga Saranda, Thoma Kaçi, ka denoncuar në polici se mëngjesin e kësaj të mërkure dy persona të armatosur e kanë grabitur dhe kërcënuar në banesën e tij në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Në dëshminë para oficerëve, 63-vjeçari është shprehur se grabitësit me maska e kanë lidhur dhe i kanë marrë 2 milionë lek, pasi i kanë kërkuar 100 mijë euro. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke fiksuar provat, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Sakaq, burime për Report tv thanë se pista kryesore e hetimeve është ajo e një grabitje për hakmarrje, pasi noteri Kaçi është person nën hetim, i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve në shit-blerjen e 28 apartamenteve.

Hetimet ndaj tij kanë nisur në janar 2021 pas denoncimit të shtetasit Vasil Qirko, ndërsa më 13 korrik prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Sarandës "deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve noteriale dhe dënimin e tij me 9 muaj burg".

Sipas organit të akuzës është provuar se noteri Thoma Kaçi ka falsifikuar 28 kontrata shit-blerje duke u bërë palë në vjedhje me ndërtuesin Llambro Zhupaj. Ata kanë bërë shitjen e 28 apartamenteve në pallatin e ndërtuar në zonën kadastrale 8641, duke falsifikuar firmën Vasil Qirkos, që ishte ortak me Zhupajn në ndërtimin e pallatit. Ndaj, prokuroria e ka shpallur fajtor noterin Thoma Kaçi për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, kryer më shumë se më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 K.Penal, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 K.Penal.

1634720203_Screenshot1.jpg

Noteri Thoma Kaçi

Hetimet e prokurorisë dhe kërkesa për dënimin me 9 vite të noterit

Prokuroria e  Sarandës i ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumentave noteriale  dhe dënimin e këtij të fundit me 9 muaj burg.

Rezulton e provuar  me akt ekspertime se 28 kontrata janë falsifikuar nga noteri Thoma Kaçi duke u bërë kështu palë në vjedhje të viktimës Vasil Qirko.

Rezulton e provuar se:

Është e falsifikuar kontrata e  porosie Nr. 3876 rep Nr1773 kol datë 20.08.2007 lidhur midis porositesit Ardjan Cibuku dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin Nr.34,kati I 5 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3905 rep , Nr 1785 kol date 21.08.2007 lidhur midis porositesit Gazment Hitaj dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 15,kati 2 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4005 rep , Nr 1849 kol date 25.08.2007 lidhur midis porositesit Ardian Koka dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 18,kati 5 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.5323 rep , Nr 2391 kol date 10.11.2007 lidhur midis porositesit Mihal Bari  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 36 ,kati 5 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.2452 rep , Nr 989 kol date 18.06.2008 lidhur midis porositesit Neki Roboci  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 8, kati 1banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3792  rep , Nr 1441 kol date 26.08.2008 lidhur midis porositesit Merqes Zhupa  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 4, kati 1banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733  rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Kledion Hakarepi  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 32 , kati 4 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733  rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Stefan Beqi  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 32 , kati 4 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar Akt Noterial Deklarat Noteriale Nr.1844 rep dhe Nr.817 kol datë.07.05.2009 ku dokumentohet se shtetasi Stefan Beqi u ka dhene shtetasve Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, Shumen prej 8.000.000 leke.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4982 rep , Nr 1922 kol date 07.11.2008 lidhur midis porositesit Stefan Beqi   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 22 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3153 rep , Nr 1410 kol date 08.08.2009 lidhur midis porositesit Vladimir Gjata dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 22 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3595 rep , Nr 1809 kol date 21.09.2009 lidhur midis porositesit Dhimitrulla dhe Gligor Onjea  dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 17 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3280 rep , Nr 1298 kol date 19.08.2011 lidhur midis porositesit Llambi Gjika   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 39 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontratë shitje pasuri e paluajtshme Nr.3973 rep , Nr 1576 kol date 31.08.2012  lidhur midis bleresit Vendim dhe Elmazije Lame   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 25 , kati 4 banim, regjistruar me Nr2, fq.92,indeksi 459,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontratë shit blerje me kusht Nr.740 rep,Nr 319 kol datë 17.02.2012 2012  lidhur midis bleresit Shpetim Veli   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 33 kati5 banim, regjistruar me Nr2, fq.94,indeksi 467,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar Aktit Noterial Deklarate Noteriale Nr 5343rep, Nr.3007 kol datë 03.12.2012, ku deklarohet se shtetasi Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasi Llambro Zhupaj deklarojne se kane marre nga shtetasi Shpetim Veli shumën  e mbetur prej 700.000 leke, percaktuar ne Kontratën shit blerje me kusht Nr.740 rep,Nr 319 kol datë 17.02.2012 2012.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733 rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Mihal Boli   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 7 , kati 1 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.1765 rep, Nr 700 Kol, date 17.04.2012, lidhur midis bleresit Mihal dhe Katerina Boli   dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 07,  kati 1  banim, regjistruar me Nr2, fq.87,indeksi 435,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.723 rep, Nr 301 Kol, date 17.02.2012, lidhur midis bleresit Riza dhe Arte Roboci dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 01,  kati 1  banim, regjistruar me Nr2, fq.87,indeksi 435,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.739 rep, Nr 318 Kol, date 17.02.2012, lidhur midis bleresit Arben Roboci dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 09,  kati 2  banim, regjistruar ne ZVRPP  me Nr2, fq.89,indeksi 433,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3449 rep, Nr.1408 kol datë. 16.08.2008 lidhur midis porositesit Bido Ali  dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 11, kati 2 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar Kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.2179 rep, Nr 845 Kol, date 14.05.2012, lidhur midis bleresit Bido Ali dhe  palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 11  kati 2  banim, regjistruar ne ZVRPP  me Nr2, fq.89,indeksi 445,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3779 rep , Nr 1481 kol date 28.08.2008 lidhur midis porositesit Gazmend Gjika dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 23 , kati 3 banim, dhe te nje garazhi ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.55 rep, Nr 17 Kol, date 06.01.2012, lidhur midis bleresit Gazmend Gjika, Etilda Gjika dhe shtetasit Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasit LLambro Zhupaj, te cilet I kane shitur apartamentin Nr23, kati I 3 banim, regjistruar ne ZVRPP Sarandë, me Nr 2, faqe 92, indeksi 457, date 11.10.2011.
Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3631 rep , Nr 1394 kol date 15.08.2008  lidhur midis porositesit Mihal Dhuli  dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 2 , kati 1 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.708 rep, Nr 293 Kol, date 16.02.2012, lidhur midis bleresit Mihal Dhuli dhe Jonela Dhuli, dhe shtetasit Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasit LLambro Zhupaj, te cilet I kane shitur apartamentin Nr2, kati i 1 banim, regjistruar ne ZVRPP Sarandë, me Nr 2, faqe 88, indeksi 436, date 11.10.2011.
Të gjitha kontratat e sipërshënuara janë lidhur përpara Noterit Thoma Kaçi, anëtar i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, me adresë në qytetin e Sarandës. Ky noter ka lidhur këto kontrata pa praninë dhe dijeninë viktimës Vasil Qirko.

Ndodhur në këto kushte, Noteri Thoma Kaçi është në kushtet e konsumimit të veprave penale të“Fallsifikim të dokumentave”, më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 K.Penal, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 K.Penal, për këtë arsye prokuroria Sarandë kërkon 9 muaj burg.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Grabitja me armë e shtëpisë së noterit në Sarandë, Thoma Kaçit i hetuar për shpërdorim detyre! Pistë hetimi konfliktet e mëparshme për falsifikimin e shit-blerjeve të disa apartamenteve

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në banesën e noterit Thoma Kaçi në Sarandë mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se noteri është hetuar më herët për shpërdorim detyre, ku prokuroria ka kërkuar 9 muaj burg,  ku Kaçi akuzohej për falsifikimin e shit-blerjeve të disa apartamenteve në Sarandë.

 Pikërisht konfliktet e noterit disa apartamente në Sarandë është një nga pistat e grabitjes që po hetohen. Po ashtu bëhet me dije se grabitësit i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, por më pas i morën 2 mln lekë që iu gjetën në banesë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut