KORCË- Për grabitjen e një prej pikave të dhënies së kredive "Kredo.al" në Korçë në lagjen nr. 7. është arrestuar 25-vjeçari Dhimitraq Demiras.

 Ai hyri brenda ambienteve të pikës ku jepet kredi duke ushtruar presion tek punonjësit me një thikë. Ai ka ka mundur të marrë një sasi prej 92.800 lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë, por i janë bindur autorit.

Policia ka publikuar momentin e grabitjes së pikës si edhe arrestimin e tij, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar shuma e lekëve dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët.

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Momenti i grabitjes të pikës së kredisë në Korçë, ja si autori kërcënon punonjësit

Gjatë grabitjes autori i pamaskuar ka kërcënuar me thikë punonjësit për të marrë lekët. Kjo ka sjellë frikë për punonjësit të cilët nuk i kanë bërë rezistencë kërcënimit dhe i kanë dhënë lekët. Ai ka marrë shumën prej 92.800 lekësh dhe është larguar me shpejtësi.Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.