DURRES - Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e Myftinisë së qytetit të Durrësit duke e grabitur atë. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e kësaj të shtune nga punonjësit të cilët dëshmojnë se grabitësit kanë marrë një shumë parash prej 5 mijë lekë.

Ata kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendshme nëpërmjet dritares anësore te katit të dytë të godinës duke e thyer atë ndërkohë që janë dëmtuar dhe ambientet e brendshme gjatë kontrollit.

Nuk dihen autoret e grabitjes, por policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre. 

Ky është rasti i parë që Myftinia e Durrësit, godina e së cilës ndodhet pranë xhamisë në qendër të qytetit, bie pre e grabitjes.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)