KORCE- Një argjendari në Pedonalen e Korçës është grabitur në orët e para të mëngjesit. Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer bravën e derës
Vjedhja është konstatuar nga pronarët e biznesit që kanë shkuar në mëngjes për të hapur dyqanin. Dyshohet se grabitësit kanë marrë disa bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.