FOTO/ Grabitet nën kërcënimin e armës dyqani i kompanisë celulare në Tiranë, autori i maskuar me kapele merr xhiron ditore dhe arratiset

FOTO/ Grabitet nën kërcënimin e armës dyqani i kompanisë celulare në Tiranë, autori i maskuar me kapele merr xhiron ditore dhe arratiset

Foto e autorit

Dyqani i kompanisë celulare 'Vodafone' ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.

Policia njofton se autori i maskuar me kapele ka marrë xhiron ditore nën kërcënimin e një arme zjarri. Në momentin që ka hyrë brenda, në dyqan ka qenë vetëm një punonjëse. Pasi ka marrë paratë ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

"Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Del fotoja, ky është autori që grabiti dyqanin e kompanisë celulare në Tiranë

1696970595_vodafone.jpg

Ky është autori që ka grabitur nën kërcënimin e armës dyqanin e kompanisë celulare Vodafone në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?