Një pikë e këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ është grabitur pak më parë.

Një person ka hyrë brenda pikës, e cila ndodhet në një qendër tregtare dhe duke kërcënuar me pistoletë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me motor në rrugicat e ‘5 Majit’. Dyshohet se shuma është rreth 1.2 milionë lekë të vjetra. Report Tv ka siguruar edhe foton e autorit nga momenti i grabitjes.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në zonë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:02
Grabitja te '5 Maji', Report Tv siguron foton e autorit

1772701152_autori5maj.jpg

Report Tv ka siguruar foton nga momenti kur autori ka grabitur pikën e këmbimit valutor në një qendër tregtare te '5 Maji'.