Një 42-vjeçar, i identifikuar si Luan Maçi, ka hyrë brenda një pike exchange, e cila ndodhet në një qendër tregtare në zonën e “5 majit” në Tiranë dhe duke kërcënuar me pistoletë, ka marrë 300 mijë lekë.
Në këto pamje, 42-vjeçari duket që nën kërcënimin e pistoletës punonjëses së pikës valutore merr shumën e parave dhe më pas largohet në rrugicat e lagjes “5 Maji”.
Pas identifikimit, disa orë pas grabitjes, blutë kanë arritur të arrestojnë autorin dhe i kanë sekuestruar armën e zjarrit, një pjesë të shumës së parave të grabitur dhe veshjet që kishte në momentin e grabitjes.

Personi që shihni në foto është Luan Maçi, 42 vjeçari që vodhi sot nën kërcënimin e armës së zjarrit 120 mijë lekë të rejanë pikën e këmbimit valutor në një qendër tregtare në rrugën 5 Maji, në Tiranë.
Me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta, 42 vjeçari Luan Maçi hyri të enjten në këtë pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë dhe sipas policisë vodhi 300.000 lekë.
Sapo futet në dyqan, ai nis të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Pas pak nxjerr pistoletën dhe i kërkon paratë.
Punonjësja, e frikësuar, i jep kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Grabitësi përpiqet t’i marrë të gjitha, por disa prej tyre i bien në dysheme. Shitësja i jep edhe monedhat, por ai nuk i merr. Duke lënë disa kartëmonedha të shpërndara në tokë, largohet nga dyqani. Gjithçka ndodhi në pak sekonda.
Sipas njoftimit të policisë, nga grabitja në rrugën “5 Maji” në Tiranë u morën rreth 3 milionë lekë. Menjëherë pas sinjalizimit, policia e kapi 42 vjeçarin banues në Tiranë, i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën veprimtari kriminale edhe më herët.
Pas ndërhyrjes së policisë u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e parave të vjedhura dhe rrobat që dyshohet se u përdorën gjatë grabitjes. Rasti është dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë
"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: -L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"

Luan Maçi, 42 vjeç, është autori i vjedhjes së 120 mijë lekëve të reja ditën e sotme në pikën e këmbimit valutor në një qendër tregtare në rrugën 5 Maji, në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar video nga momenti i grabitjes së pikës valutore në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet si dhe momentin e largimit të autorit më paratë e vjedhura. Grabitësi ka kërcënuar punonjësen e pikës valutore me pistoletë ndërsa është larguar me 1.2 milionë letë të vjetra. Në video shihet sesi autori largohet i qetë dhe aspak i shqetësuar.

Report Tv ka siguruar foton nga momenti kur autori ka grabitur pikën e këmbimit valutor në një qendër tregtare te '5 Maji'.
Komente













Tirana po degradon mesa duket Kane nis sikur ne vitet 90’te krime ordinere dhe shume keq situata , pensionistet kane marre tatepjeten te shkretět
PërgjigjuRrofshin kokpalaret qe na solli Sala. E bon Tironen kolaps. Ptu, far e keqe
Çfar fytyrë e ndyrë.
Përgjigju