SHIJAK – Një filial banke e nivelit të dytë në qytetin e Shijakut ka rënë pre e grabitjes. Nga informacionet paraprake mësohet se, grabitja është kryer nga një person i maskuar dhe i armatosur.
Autori ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës për t’i detyruar ata që t’i dorëzojnë paratë. Grabitësi është larguar duke marrë 100 mijë lekë të reja nga banka e cila ndodhet në hyrje të qytetit të Shijakut, pranë urës ku kalon Lumi Erzeni.
Grabitësi “ka marrë një shumë të hollash rreth 100 000 lekë të reja ,dhe dëme në njerëz nuk ka. Autori është rreth 170 cm gjatë, i veshur me bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhinse dhe është larguar në këmbë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com