Në rrugën nacionale Fushë- Krujë është grabitur një pike karburanti  nga persona ende të paindentifikuar rreth orës 04: 15 minuta të 11 tetorit 2016.
 
Përmes një informacioni paraprak policia informon “dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë rojes së karburantit, shtetasit A.B. rreth 42 vjeç, 10 000 lekë dhe më pas janë larguar.”
 
Me të marrë njoftim menjehërë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)