Pas Tiranës, një tjetër grabitje është regjistruar po mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës është futur në një pikë transferte parash, që shërben edhe për këmbimin e parave në qendër të qytetit duke marrë rreth dy mijë euro.
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur agresori me thikë në dorë, i maskuar dhe me doreza është futur brenda pikës duke kërcënuar punonjësen. Fillimisht ai i kërkon që të hapë derën për t'u futur brenda, por punonjësja nuk pranon, ndërsa më pas autori thyen xhamin me thikën.
Pasi ka marrë shumën e eurove ai është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe, por deri tani nuk është arrestuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grabitësi në momentet kur futet
.jpg)
Momenti kur autori futet ne piken e transfertes se parave per te bere grabitjen
-
Po cfare lesh vend ngjarje po ben ai eksperti me kostum qe del xhiro ben dhe veprimet o mortja shtetit...
Përgjigju -
eshte njeri ketu i ben titujt me interesant sa kontenti pamje = video ooo ose thuj foto
Përgjigju -
Ca jan kta pa buksa Po 2000 euro ste dalin as per avokatin o bole ca grabitje paske ber, Me siguri do jesh nga Kullairi
Përgjigju-
Kur Luli nuk paguan per protesta , ndodh kjo ...
-












Komente
Komento