Tiranë, sulmohet me thikë e levë kambisti, i marrin 60 mijë $, kapet njëri nga autorët (VIDEO-Ekskluzive)

TIRANE-Pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet është sulmuar dhe grabitur nga dy persona mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e 'Barrikadave' rreth orës 09:00. Pronari i pikës së këmbimit është Agron Shima 50-vjeç, ndërsa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i kanë marrë 60 mijë dollarë.

Autorët, të cilët kanë qenë dy, e kanë ndjekur dhe në momentin që ka dalë nga pika e tij e këmbimit dhe po lëvizte me motor në drejtim të tregut të njohur si “Dollari", ai është goditur në kokë dhe trup me levë dhe thikë në bark duke humbur kontrollin e motorit dhe rrëzuar në tokë. 

Autorët i kanë marrë çantën ku kishte shumë prej 60 mijë dollarësh dhe kanë tentuar që të arratisen, por vetëm njëri ia ka dalë që të largohet, pasi tjetri është prangosur. Autorët, të pamaskuar, por me skafandra në kokë për të mos u identifikuar hipën në motor për t'u larguar me shpejtësi, por në këtë moment ndërhyri me shpejtësi një efektiv i policisë rrugore.

Efektivi duke parë mënyrën e çrregullt që po lëvizte motori, por edhe pa targa i bëri thirrje që të ndalonte, por agresorët nuk u bindën. Në këtë moment ai i është hedhur sipër motorit duke bllokuar njërin nga autorët, ndërsa tjetri është arratisur në rrugën e 'Barrikadave' me çantën me shumën.

REPORT TV sjell pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes, së momentit kur i arrestuari është shtrirë në tokë dhe prangosur nga efektivët dhe të pronarit të 'Exchange'-it i mbuluar me gjak, teksa transportohet nga ambulanca për në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor, levën dhe thikën me të cilën e goditën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Tiranë, sulmohet me thikë e levë kambisti, policia arreston një nga autorët (FOTO)

Sot në orët e para të mëngjesit dy persona me motor sulmuan me thika dhe mjete të forta një kambist në Tiranë. Këto janë foto nga vendi i ngjarjes dhe momentet kur efektivët e Policisë Rrugore arrestojnë një prej autorëve të ngjarjes ndërsa tjetri u largua.

Ora 10:34
Dinamika/ Polici hero i rrugores, iu hodh motorit, kapi njërin nga autorët

Shqiptarja. com zbardh detaje të reja nga dinamika e aksionit që solli arrestimin e njërit prej autorëve të grabitjes së kambistit sot në Tiranë. Efektivi i rrugores ka qenë te rruga e 'Barrikadave', teksa ka parë një motor (i autorëve) që po lëvizte në mënyrë të çrregullt. Ai i ka bërë shenjë që të ndalonte, por drejtuesi nuk iu bind duke u larguar. Në këtë moment, efektivi i është hedhur motorit sipër duke bllokuar njërin nga dy autorët, ndërsa tjetri është arratisur. Report Tv sjell pamjet e momentit, kur efektivi i rrugores e ka bllokuar autorin.

Me rreth te kuq, efektivi i rrugores dhe i arrestuari
Ora 10:08
Grabitja në Tiranë, policia: Kambisti u godit në kokë në lëvizje

Policia njofton se në rrugën e “Barrikadave” Agron Shima rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh. Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen  dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Motori me të cilin po udhëtonte kambisti
Ora 10:05
Zbulohet emri i pronarit të 'Exchange'-it që u grabit sot në Tiranë

Agron Shima 50-vjeç është pronari i pikës së këmbimit valutor që u grabit dhe u dhuna sot në Tiranë nga dy persona, njëri nga të cilët u arrestua.

Ora 10:05
Ndjekje si në filma, ja si u kap njëri nga autorët e grabitjes në Tiranë

Deri tani është arrestuar vetëm njëri nga autorët e grabitjes sot në Tiranë. Në momentin që sulmuan pronarin e pikës së këmbimit ndërhynë efektivët e policisë rrugore. Njëri nga autorët u largua në këmbë duke u arratisur, ndërsa tjetri iku me motor, por arratia zgjati shumë pak, pasi policia rrugore filloi ndjekjen duke e arrestuar. Policia u bëri thirrje me megafon drejtuesve të makinave që të hapnin rrugën për të prangosur njërin nga autorët rreth 30 metra nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore arreston një nga autorët

 

Ora 09:57
Motori, thika dhe leva që autorët sulmuan kambistin (FOTO)

Report Tv siguron pamjet e motorit të autorëve të grabitjes, ngjyrë e zezë dhe pa targa, që u përdor për të ndjekur pronarin e pikës së këmbimit dhe të thikës e levës që goditën 50-vjeçarin Agron Sh. për ti marrë çantën me 60 mijë dollarë.

Motori i autorëve, thika dhe mjeti që u godit pronari i pikës së këmbimit valutor
Ora 09:52
Kambisti i shtrirë në rrugë dhe mbuluar me gjak, zbulohet shuma që iu grabit (VIDEO)

Report Tv mëson se kambistit që u dhuna dhe u grabit sot në mëngjes në Tiranë i janë marrë 60 mijë dollarë. Ai është Agron Sh. 50-vjeç. Report Tv sjell pamjet e momentit ku kambisti ndodhet i shtrirë në rrugë, pasi u godit me levë dhe thikë nga autorët, që e grabitën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Securitas: 29/03/2019 16:40

    Prandaj jane licensat per shoqeri transporti te sigurte per leke.Duhen dhene privatit dhe sduhen transportuar leket me papaq se nuk eshte shqiperia e enver hoxhes por e sikariove qe te vrasin me ble benz e me pi birra me karkaleca deti.

    Përgjigju
  • Lui: 29/03/2019 15:34

    Nje BRAVO te madhe policit. Dhe pse jo nje shperblim.. Jo shperblim meqe beri detyren, por qe te stimulohen dhe koleget e tjere qe te nderhyjne ne raste flagrante e jo si te vrasja e Santos ku polici qe ishte jo me shume se 30 metra nga vrasesit, u fsheh..

    Përgjigju
    • Hahaha: 29/03/2019 16:36

      Pse police tu duken ato te santosi ty?hahaahhahha

  • Petro: 29/03/2019 12:49

    Bravo policit. Hapjani mire farfallen ketij letyres qe ka zgjedhur si menyre jetese vjedhjen.

    Përgjigju
  • Dajaku: 29/03/2019 12:26

    15 vjet te bukra ktyne byth Q Kurse kambistit kur te sherohet nje gjob te mire, se esht ne kundershtim me ligjin 60000 dollar ne "xhep" ku te con mushka????

    Përgjigju
  • tirana: 29/03/2019 11:52

    Ca te duhete demokracija kur ske siguri. Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • shoku: 29/03/2019 11:42

    Nje miku im i huaj bashke me mua kur vizitoi shqiperine rastesisht u ndodhem ne nje skene aksidenti dhe u habit kur pa 100 veta qe benin sehir dhe i plagosuri shtrire ne toke gjysem i vdekur dhe me tha pse nuk e ndihmojne, i thashe se ketu ne shqiperi njerezit bejne sehir kur i ndodh tjetrit dhe kane qejf vetem te shohin.

    Përgjigju
  • Bruno: 29/03/2019 10:50

    Derisa nuk ka gjykata qe tu japin denim qe meritojne, aksioni i policit dhe çdo lloj aksioni i policise nuk vlen asgje.

    Përgjigju
  • Tomo: 29/03/2019 10:31

    Cfar shtetit jetojm ku diten per diell grabitesh

    Përgjigju
    • eri: 29/03/2019 12:22

      edi ti duhet te jesh pabuks ose pa koker leku ne xhep qe te flasesh ne kete menyre ngaqe ske vet dhe te duket habi.po me e bo transferte a duhet me i derdh njeher ne banke keto eurot o laskar ??? si behet transferta me llafe nga zyra?

    • Edi: 29/03/2019 10:49

      Po normal qe do te grabisin si ne cdo vend te botes,Ku shkon ai me ato lek ne cant,duhet te dali nji vendim qe mos te lejohen shuma te medha ti majn njerzit neper xhepa ka Banka shyqyr zotit bej trasferta,doni mos ti deklaroni hani thika e leva rrugve

  • H.H: 29/03/2019 10:12

    Kjo eshte policia qe duam!! Sot shqipetaret bdjehen wdhe me te sigurte!

    Përgjigju
  • Fredi: 29/03/2019 09:58

    Bravo policisë por duhen dënime të rëndë dhe informacioni mbi dënimet të jepet ne tv e medja që të gjithë minjtë kanë e ku s janë, ta pyesin veten mirë para se të bëjnë gjëra të tilla. DERMMOJINI GJITH MINJTË NË RANG REPUBLIKE!!!

    Përgjigju
  • Kritik Absolut: 29/03/2019 09:53

    BRAVO POLICISE. Sherim te shpejte kambistit dhe me mend ne koke here tjeter mos leviz me kaq shume lek me vete. 2 hajdutet te rrihen ne publik deri sa mos kene fuqi me ndejt ne kembe

    Përgjigju
    • Alb: 29/03/2019 11:13

      Do jene te PD Grabitesit!!

  • vlore: 29/03/2019 09:32

    Bravo Policit, normale se nuk e ka mendjen te behet tape qe ne mengjes dhe te beje sa me shume leke si me perpara

    Përgjigju
  • Agim: 29/03/2019 09:28

    I lumte Inspektorit te rrugores.Djale trim

    Përgjigju
  • entela: 29/03/2019 09:26

    ka lezet i lumte policit te Policisë Rrugore

    Përgjigju
  • vjola: 29/03/2019 09:25

    bravo policia rrugore e tiranes

    Përgjigju
    • HAJRIU: 29/03/2019 11:32

      Policia esht gjithcka .Policia duh et te ndahet nga krimi.BRAVO POLICIT .Ato leke qe policia do vente ne dispozicjon per kapjen e autorit te krimit me te drejten e ZOTIT ti mar polici jo ai ne parlament por ai djal qe sot u be shembull per te gjithe ata polic qe bejne detyren .Urime policit

    • Ladi: 29/03/2019 09:40

      Bravo police

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë