Një pikë këmbimi valutor është vjedhur me dhunë mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.50 ne rrugën “Qemal Stafa” përballe ish-Atelies.
Dy persona të maskuar të pajisur me një çekiç kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe pasi kanë thyer xhamin e sigurisë kanë marre paratë qe ndodheshin mbi banak dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se nga thyerja e xhamit ka mbetur e plagosur punonjësja e pikës se këmbimit valutor. Autorët kanë shfrytëzuar errësirën dhe faktin që kjo rrugë ndodhet në rikonstruksion e nuk mund të vijnë me shpejtësi makinat e policisë.
Mësohet se grabitësit kane arritur te marrin rreth 400 mije leke te reja dhe janë larguar. Nuk kane qene te armatosur dhe kane shfrytëzuar momentin kur punonjësja ka qene vetëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO