TIRANE - Grabitet banesa e truprojës së kryeprokurores Ina Rama. Policia bën me dije se kanë qenë dy autorë ata që kanë grabitur banesën e gardistes Marija Rama që përgjigjet për sigurinë e kryeprokurores.

Nuk ka shumë detaje mbi orën dhe mënyrën se si kanë arritur të futen dy grabitësit brenda në banesën e truprojes së Ina Ramës. Autorët kanë arritur të vjedhin një lap-top si dhe armën personale të saj.

Policia bën me dije se grabitësit kanë arritur të marrin armën e shërbimit, një pistoletë tip “Bereta”, lëshuar nga Garda e Republikës.

Banesa e Marija Ramës ndodhet pranë rrugës Siri Kodra në Tiranë.

(Në foto: Kryeprokurorja Ina Rama e shoqëruar, majtas, nga truproja e saj veshur me të bardha)

(ns/shqiptarja.com)