TIRANË - Betina Naço, vajza e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco ka rënë pre e një grabitje me dhunë rreth 2 javë më pare teksa kthej për në banesë në zonën e ish bllokut në kryeqytet.
 
Ngjarja konfirmohet për A1Report nga burime pranë policisë së shtetit, ndërsa kallëzimi i 21 vjecares aktualisht po ndiqet nga prokuroria e Tiranës.
 
Sipas kallëzimit që Betina ka bërë për oficerët e komisariatit numër dy, rezulton se teksa ajo ngjitej për në shkallët e pallatit ka parë dy djem që qëndronin të ulur në hyrje dhe sapo ajo ka hapur derën e pallatit një nga djemtë e ka kërcënuar me armë në kokë.
 
Betina ka shpjeguar për efektivët e policisë së në një moment ajo ka mundur t’u shpëtojë keqbërësve nga duart dhe ka bërtitur për ndihmë, ndërsa menjëherë dy të rinjtë kanë ikur me vrap, ndërsa bëhet e ditur që kanë mundur t'i marrin vetëm portofolin.
 
Policia ka klasifikuar ngjarjen si një grabitje me dhunë, ndërsa pas ekzaminimit të pamjeve filmike të zonën deri në këto momente nuk ka mundur të identifikojë autorët.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)