KORCE- Grabiti në një fshat kufitar grek më Korcën 220 dele, por u arrestua nga policia shqiptare. Edison Noke 44 vjec nga fshati Bitincë i Devollit është emri i të arrestuarit, i cili u kap në flagrancë me bagëtitë e vjedhura në fshatin grek Vërnik. Policia shqiptare u njoftua nga homologët grekë se në drejtim të Piramidës 24 (fshati Vërnik) 44 vjecari përmes kufirit të gjelbër po kalonte tokën shqiptare me bagëtite e vjedhura.
Sipas policisë ai ka konsumuar veprat penale “Kalim i paligjshem i kufirit” dhe “Vjedhje” (ns/shqiptarja.com)