ELBASAN - Ka përfunduar në tragjedi veprimi i një të riu, i cili qëlloi me armë ndaj efektivëve të një patrulle, ku pas largimit nga vendi i ngjarjes për të mos rënë në prangat e policisë është gjetur i vdekur. Dyshimet e forta që ngrihen mbi këtë ngjarje të rëndë lidhen me faktin nëse viktima është vetëvrarë apo është qëlluar nga policia. Ai ndiqej nga uniformat blu për vjedhjen e një kambisti dhe argjendari sot në Bulqizë.
Ngjan me një skenar filmash aksion, por është një ngjarje e vërtetë e ndodhur në fshatin Mengen, në komunën Labinot-Fushë në Librazhd. Viktimë e këtij aksioni ka mbetur 23-vjeçari Përparim Bala, pasi mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim të vazhdueshëm me armë zjarri për rreth 15 minuta. Ai ndiqej nga uniformat blu për vjedhjen e një kambisti dhe argjendari sot në Bulqizë, ndërsa u pikas nga uniformat blu teksa po udhëtonte me një furgon të linjës Elbasan-Përrenjas.
Pasi kishte pikasur se po ndiqej nga policia ka zbritur dhe nën kërcënimin e armës ka rrëmbyer një mjet me targa Dr 66456 E që ndodhej aty rastësisht duke thënë drejtuesit të mjetit “do të vish ku të them unë”, veprim ky për t’i shpëtuar policisë.
Në këtë moment autori ka qëlluar në drejtim të policisë me pistoletë, pasi nuk ju ka bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Disa minuta më vonë, kur policia ishte vënë në ndjekje të autorit ai është gjetur i vdekur brenda makinës të cilën e rrëmbeu për t’iu arratisur policisë me armën që dispononte. Në një reagim të menjëhershëm, Prokuroria e Elbasanit ka hedhur poshtë dyshimet se viktima mund të jetë vrarë me argumentin se arma të cilën e dispononte 24-vjeçari është gjetur pranë tij.

SHKEMBIM ZJARRI MES VIKTIMES E POLICISE, VRASJE APO VETEVRASJE?
Në foto shikoni edhe mjetin që i riu e kishte rrëmbyer pak çaste më parë për t’i shpëtuar policisë. Xhamat e pasmë janë thyer gjatë shkëmbimit me armë zjarri nga të dyja palët, por nuk dihet nëse kanë qenë plumbat e policisë ato që kanë ekzekutuar 24-vjeçarin Bala, apo ai ka zgjedhur të vetëvritet për të mos ju dorëzuar policisë. Po ashtu përveç xhamit anësor të shoferit është thyer edhe xhami mbrapa, e po kështu është qëlluar edhe në drejtim të gomës së mbrapme të djathtë nga ana e pasagjerit. Mbi këto të dhëna, burime nga vendi i ngjarjes deklarojnë se autori nuk është vetëvrarë siç deklaron policia por është qëlluar me snajper, të cilët e kanë pritur autorin deri sa ka mbërritur pranë Urës së Murrashit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
PROKURORIA: S'E VRAU POLICIA, ISHTE VETEVRASJE
Në një reagim të menjëhershëm, Prokuroria e Elbasanit ka hedhur poshtë dyshimet se viktima mund të jetë vrarë me argumentin se arma të cilën e dispononte 24-vjeçari është gjetur pranë tij. Sakaq ajo çka mbetet për t’u mësuar është dalja e ekspertizës mejko-ligjore e cila do të saktësonte dyshimet e ngritura mbi ndarjen nga jeta të të riut.
GRABITJA NE BULQIZE
Ditën e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës është shënuar grabitja e një kambisti, njëherësh tregtar floriri. Policia tha se persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin e shtetasit Ismet Cami në orët e para të ditës, duke i vjedhur atij nën kërcënimin e armëve një shumë prej 20 milion lekësh si dhe një sasi floriri. Sipas përparim Bala kanë mbërritur para dyqanit me një makinë të zezë të llojit Volsvagen dhe pasi kanë marrë paratë dhe sasinë e floririt janë larguar me shpejtësi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje
Redaksia Online
(Gre.M/su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com