Grabitja, Blushi: Rama si spikerat
 e komunizmit që flisnin kinezçe

Grabitja, Blushi: Rama si spikerat<br /> e komunizmit që flisnin kinezçe
Themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ duke e cilësuar të paaftë.
 
Rama mbrojti policinë duke fajësuar bankat dhe policinë private se nuk zbatuan rregullat, ndërsa shtoi se grabitja ishte e organizuar nga brenda.
 
Por, Blushi shprehet se Rama duket si spikerat e komunizmit që cdo të diel flisnin kinezçe në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!
 
Reagimi i plotë e Ben Blushit
I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilacet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët,fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët,fajin që durojnë e kanë shqiptarët. Duket si spikerat e komunizmit që cdo të djelë flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët