Grabitja e 3.2 mln $, kapen
4 autorët, 2 janë ish-komando
Ekskluzive/ 

Grabitja e 3.2 mln $, kapen<br />4 autorët, 2 janë ish-komando<br />Ekskluzive/ 
TIRANE- Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë arrestuar katër persona të dyshuar si grabitësit e 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar. 

Dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna hetimore e policisë për zbërthimin e rrjetit kriminal përgjegjës edhe për disa ngjarje të tjera si grabitja e 3 dhjetorit të vitit 2015. 

Dy prej të arrestuarve janë ish-komando shqiptarë në Afganistan

Report Tv ka ndjekur nga afër aksionin e forcave speciale duke siguruar pamje ekskluzive nga operacioni në Vorë dhe Fushë Prezë

Policia e Shtetit zhvilloi një operacion masiv në zonën e Vorës prej orës 14:00 të kësaj të marte. Operacioni u finalizua pasditen vonë me arrestimin e autorëve të dyshuar të grabitjes spektakolare. 

Autorët e grabitjes të arrestuar
Të arrestuarit nga policia janë Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale A.M, dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Të arrestuarit janë edhe autorët e grabitjes së 3 dhjetorit 2015 në Kthesat e Kasharit ku u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.  

Në të dy këto grabitje, banda ka arritur të marrë në nën kërcënimin e armëve plot 6.7 milionë dollarë. 

Operacioni masiv u krye nga forcat e RENEA dhe FNSH, ndërsa u asistuan edhe nga një helikopter i ushtrisë. 

Ndërkohë, policia bën të ditur se ka gjetur edhe një sasi të hollash në euro, dollarë, paund si dhe dollarë kanadez. Kartmonedha këto që ishin në dy blindat e policisë private të cilët u grabitën javën e kaluar në Qafë Kashar. 

xhyliu kupa

memlik avdulaj

admir murataj
Admir Murataj. i shpallur në kërkim

Operacioni i policisë
Fillimisht, operacioni u zhvillua në një bllok pallatesh në Vorë, pas informacioneve se autorët ishin fshehur në atë zonë si dhe kanë banuar në një apartament për disa ditë, pas grabitjes.

Pas zbulimit të apartamentit, RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht një hyrje në katin e pestë për gjetjen e provave. Të gjitha sendet e gjetura në apartamentin e bastisur nga policia, çuan në zbulimin e grabitësve.

Po në Vorë policia arriti të prangosë dy prej autorëve të dyshuar të grabitjes.

Pas Vorës, operacioni u shtri në Fushë Prezë ku u arrestuan edhe dy autorët e tjerë, duke e çuar në katër numrin e personave që ranë në prangat e policisë si autorë të dyshuar.   

Pak ditë më parë, ky grup i armatosur arriti që të grabiste dy blinda të policisë private që po transportonin 3.2 mln $ të një banke të nivelit të dytë.

[gallery]21033[/gallery]


 
"Golfi" që tradhtoi grabitësit
Një "Golf" i vjedhur i përdorur nga grabitësit pas djegies së automjeteve në Urën e Limuthit, ka çuar në identifikimin e tyre.

Kamerat e bizneseve në Vorë kanë fiksuar automjetin tip "Golf" me të cilin kanë udhëtuar grabitësit nga Ura e Limuthit në Vorë. 

Ata kanë përdorur "Golfin" pasi i vunë flakën dy automjeteve tip "Jeep" dhe "Chevrolet".

Autorët kanë banuar për disa ditë në një kompleks apartamentesh në Vorë, ndërsa janë larguar prej aty disa minuta përpara se të mbërrinte policia. 

Policia ka rënë në gjurmët e grabitësve pas një hetimi të thellë në zonat përreth vendit ku ndodhi ngjarja.

Vora, Fushë Preza dhe Fushë Kruja cilësoheshin si zonat e mundshme ku mund të fshiheshin grabitësit dhe në funksion të zbardhjes së kësaj ngjarje. 

Ndërsa një ndihmë ekstra për policinë ka qenë "Golfi", pasi gjatë gjithë hetimeve ka qenë nën vëzhgimin e ekspertëve. 

[gallery]21028[/gallery]





Operacioni i policisë për kapjen e grabitësve

Ora 18: 40 Foto të dy prej autorëve, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj
ditjon memlikaj avdyaj

(Memlika dhe Avdulaj, ish-komando në Afganistan)

Ora 18:40 Rama: Forca zbuluese e policisë rritet për ditë
Kryeministri Edi Rama e quan sukses shembullor të policisë zbardhjen e shpejtë të grabitjes së 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar javën e kaluar.
 
Në një status në Facebook, pas arrestimit të katër autorëve të dyshuar, Rama shkruan se forca goditëse dhe zbuluese e policisë rritet çdo ditë.
 
"Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës sukses shembullor. #QenteLeTeLehinKarvaniDoShkojePerpara👍", shkruan Rama në Facebook. 

Ora 18: 35 Tahiri: Ju pata thënë bëni durim, kjo policia që duam
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh për mediat se Policia  e Shtetit tregoi me zbardhjen dhe arrestimin e grabitësve të Qafë Kasharit, se është në shërbim të qytetarëve.
 
"Unë besoj se kjo është një ditë si të gjitha të tjerat për policinë, ku për fat të keq përtej sulmeve, baltës, llumit kemi arritur gjithmonë tu tregojmë qytetarëve se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë.
 
Falenderoj efektivët e policisë që punuan pa lodhur dhe zbardhën një seri ngjarjesh.
 
Ju pata thënë bëni durim dhe kisha të drejtë kur justifikoja edhe padurimin tuaj. Bëjmë të pamundurën për të fituar besimin e qytetarëve4. Kundër policisë janë një pakicë e vogël që janë dhe kundër Vettingut, që s'duan drejtësinë. Janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit"
, u shpreh Tahiri. 
 
Ministri i Brendshëm tha se do ketë shpërblim për punonjësit e policisë që asistuan operacionin masiv në arrestimin e katër grabitësve.
 
Tahiri falenderoi edhe mediat për rolin e luajtur.  
 
"Një marrëdhënie e shkëlqyer. Të gjithë bashkë jemi te fronti i të mirës. Bravo çuna!".  

Prononcomi i plotë i Tahirit:
"Unë besoj kjo është një ditë si gjithë tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës, llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt.
Ndaj unë dua të falënderoj të gjithë efektivët, oficerët e policisë që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë dhe zbardhën një seri ngjarjesh në kohë rekord.

Ju pata thënë, bëni durim, sa herë pyesnit. Kështu që kisha të drejtë kur e justifikoja edhe padurimin tuaj, ashtu siç dua të falënderoj të gjithë qytetarët për besimin që kanë investuar te Policia e Shtetit. Të falënderoj pa dyshim edhe të gjitha ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë. Kjo është ekzaktësisht policia që duam. Dhe kjo është pa asnjë dyshim, energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam.

Dua edhe njëherë ta shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje atyre që gjejnë çdo moment për të sulmuar Policinë e Shtetit, t’i them edhe njëherë që Policia e Shtetit është në krye të detyrës. Nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën. Policia e Shtetit bën maksimumin për t’i shërbyer qytetarëve, për të fituar besimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ata që janë sot kundër policisë, janë ajo pakicë e vogël që janë edhe kundër vettingut, dhe kundër atyre që duan drejtësi në këtë vend. Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë, ashtu siç janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve shqiptarë të Policia e Shtetit.
Ju faleminderit edhe ju sepse na keni dhënë mundësinë që të komunikojmë me publikun shumë më intensivisht se zakonisht, pavarësisht momenteve me tension mes nesh. Është gjithë sesi një marrëdhënie e shkëlqyer mes nesh që tregon se si të gjithë bashkë jemi në të njëjtën anë, te fronti i të mirës, te atyre që e duan Shqipërinë më të mirë, policinë më të mirë dhe sot besoj se më justifikoni t’ju them ‘’Bravo çuna”"
.

Pyetje: A do ketë një shpërblim të vogël për grupin policisë që arriti të zbardhë këtë ngjarje?
Ministri Tahiri:
Unë nuk para premtoi kur nuk e mbaj, por besoj që po.

Pyetje: Zoti Tahiri, zyrtarët e policisë thanë që është zbardhur i gjithë mekanizmi se si funksiononte ky grup. Ku kanë shkuar lekët e grabitjes së parë? Do ketë publiku një lajm të mirë edhe për grabitjen në Rinas, për të cilën është shpallur në kërkim një i dyshuar?
Ministri Tahiri: E rëndësishme është që Policia e Shtetit ka bërë gjithçka për të identifikuar autorët. Disa prej tyre janë të arrestuar. Shumë pak janë në kërkim. Ndërkohë për çdo ngjarje që ka ndodhur, policia ka identifikuar autorët dhe shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. 

Kini besim te puna që bën policia ditë për ditë, që shpeshherë nuk është në lajmet tuaja. Shpesh herë ka më shumë sulme, vrer dhe baltë ndaj Policisë së Shtetit. Kjo sepse sot Policia e Shtetit është ekzaktësisht vija ndarëse ndërmjet shqiptarëve shumicë dërrmuese që duan një vend më të drejtë, që duan një shoqëri më të drejtë, që duan një Shqipëri më të drejtë; ndërmjet shqiptarëve që duan drejtësi dhe asaj pakice që do ta mbajë vendin peng, me një drejtësi të kapur peng. 

Sot Policia e Shtetit është ekzaktësisht vija ndarëse ndërmjet dy Shqipërive: Shqipërisë që duam ne dhe shqiptarët dhe Shqipërisë që duan të mbajnë peng ata që e mbajtën peng deri më sot dhe që nuk do ia dalin dot.

Sot kundër Policisë është ajo pakicë që është kundër Vetting-ut. Kjo është shumë e rëndësishme për ta bërë dallimin. Kjo është shumë e rëndësishme për t’i kujtuar çdo qytetari se na duhet vetëdija e secilit. Na duhet forca dhe energjia e secilit për të bërë Shqipërinë që duam. Na duhet besimi i secilit. Na duhet bashkëpunimi i secilit. 

Ndaj dua dhe njëherë të falenderoj të gjithë qytetarët që besojnë te Policia e Shtetit.
Faleminderit".





Ora 18:30 Haki Çako: Policia dëshmoi përkushtim e profesionalizëm
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u shpreh se policia dëshmoi profesionalizëm në arrestimin e katër autorëve të dyshuar të grabitjes së 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar.
 
Pas finalizimit të operacionit, Çako u shpreh për mediat se: "Policia dëshmoi përkushtim dhe profesionalizëm për të arritur këtë sukses"



Ora 18:15 Policia publikon identitetet e grabitësve
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan , dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.
2 grabitjet ndodhën në:

3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.

9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Jaguar, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka.

Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje: 

• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”

• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë prane stacionit te trenit.



Ora 18:00 Dy prej grabitësve të dyshuar, ish-komando
Dy prej autorëve të dyshuar të grabitjes spektakolare në Qafë Kashar, mësohet se janë ish-komando. 

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mësohet se dy ushtarakët kanë marrë pjesë në disa operacione paqeruajtëse jashtë vendit. 

Ora 17:55 Grabitja, Tahiri: Lajme të mira nga Policia
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka njoftuar një deklaratë për mediat në orën 18:15, lidhur me operacionin e policisë për arrestimin e grabitësve të 3.2 milionë euro në Qafë Kashar. 

"Lajme të mira nga Policia e Shtetit. Na ndiq FB live në 18.15", shkruan Tahiri në Facebook. 

Paralelisht me aksionin masiv të RENEA dhe FNSH, ministri Tahiri mblodhi në një takim urgjent në Tiranë drejtuesit e Policisë së Shtetit. 

Ora 17:48 4 autorët e dyshuar dërgohen në ambientet e policisë së Tiranë
Katër autorët e dyshuar si autorë të grabitjes së 3.2 milionë euro në Qafë Kashar, janë dërguar në ambientet e policisë së Tiranës.

Ata u ndaluan gjatë aksionit masiv të Policisë së Shtetit, Forcave RENEA dhe FNSH-së në Vorë dhe Fushë Prezë. 



policia sjell te arrestuarit
policia sjell te arrestuarit

Policia shoqëron të ndaluarit për grabitjen e qafë kasharit

Ora 17:10 Aksioni, Tahiri mbledh krerët e policisë 
Në një kohë kur RENEA dhe FNSH-ja vijojnë aksionin për kapjen e katër grabitësve të 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thërritur në një takim urgjent drejtuesit e policisë së shtetit. 

Ora 17: 12 Dy të ndaluar në Vorë dhe dy të tjerë në Prezë
RENEA dhe FNSH kanë arrestuar në Vorë, 2 persona të dyshuar si grabitësit e 3.2 milionë dollarërë dhe dy të tjerë në Prezë.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas provave të gjetura nga Policia e Shtetit.

Një prej të ndaluarve është identifikuar me inicialet A.N.

Të gjitha sendet e gjetura në apartamentin e bastisur nga policia në Vorë, kanë çuar në zbulimin e grabitësve të 3.2 milionë euro në Qafë Kashar të enjten e kaluar. 

Ora 17:04 Identifikohen autorët e dyshuar të grabitjes 
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e grabitjes spektakolare në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar. 

Policia nuk bën të ditur emrat e autorëve për arsye të hetimeve. 

Aksioni i policisë për arrestimin e katër autorëve, po vijon në Fushë Prezë. 

Janë gjetur gjurmë të autorëve te makinat e djegura si dhe te apartamenti i bastisur nga policia këtë të martë. 

Ora 15:55 Përfundon aksioni, autorët dyshohen se fshihen në Fushë Krujë
RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht apartamentin ku dyshohet se kanë qëndruar katër grabitësit e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar. 

Grupi hetimor ka mbledhur provat e gjetura në apartament. Policia shpresonte që t'i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët në drejtim të Fushë Krujës. 

Kamerat e bizneseve aty pranë kanë fiksuar automjetin tip "Golf" me të cilin kanë udhëtuar katër grabitësit. Ndërkohë, mësohet se makina në fjalë rezulton e vjedhur. 



Ora 15:30 Autorët udhëtuan drejt Vorës me një makinë "Golf"
Katër autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar, i vunë flakën dy automjeteve tip "Jeep" pranë Urës së Limuthit, pak kilometra nga vendi i ngjarjes.
 
Nga aty, burime pranë Policinë bëjnë me dije grabitësit janë larguar me një automjet tip "Golf" në drejtim të Vorës. Ata kanë qëndruar disa ditë në një apartament në këtë qytet.
 
Për të humbur gjurmët, mësohet se katër grabitësit janë zhvendosur nga Vora në Fushë Krujë, ku mendohet se fshihen edhe momentalisht. 

Ora 15:00 Drejtori i Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa

Ora 14:40 RENEA dhe FNSH rrethojnë një pallat në Vorë
Forcat RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar një pallat në Vorë ku dyshohet se fshihen grabitësit. Policia ka bastisur katin e pestë të apartamentit.



Ora 14:20 RENEA dhe FNSH operacion masiv për kapjen e grabitësve të 3.2 mln USD
Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH kanë nisur në këto momente një operacion masiv për kapjen e katër grabitësve të 3.2 milionë dollarë javën e kaluar në Qafë Kashar. 

Mësohet se autorët e grabitjes fshihen në qytetin e Vorës. 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968