Grabitja e afreskut, Blushi: Onufri
Mikelanxhelo i Shqipërisë

Grabitja e afreskut, Blushi: Onufri <br />Mikelanxhelo i Shqipërisë
ELBASAN - Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi e ka cilësuar grabitjen e afreskeve të Onufrit në kishën "Shën e Premte" një krim të barabartë me vjedhjen e pikturave të Mikelanxhelos në Itali. Teksa e ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet kisha në Elbasan, Blushi ja faturoi përgjegjësinë shtetit për mungesë të masave për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare.

“Ndoshta një nga krijimet më të mëdha që nga koha kur Enver Hoxha prishte kishat dhe xhamitë para 50 vitesh është pasojë direkte e mungesës së shtetit në territor. Që njerëzit ta kuptojnë është njësoj si italianët të prishin Mikelanxhelon. Onufri është Mikelanxhelo i Shqipërisë dhe për fat të mirë bashkëkohës me të. Ky është një dëm me përmasa kombëtare i cili duhet të vëjë shoqërinë në lëvizje. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, tha Blushi.

I deleguari i Partisë Socialiste ja ka hedhur shtetit përgjegjësinë e këtij krimi, pasi sipas tij organet kopetente duhej të kishin marrë masa për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare. Policia ende nuk ka vënë në pranga autorët e kësaj ngjarje.
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash