Grabitja e argjendarisë në Kamëz nuk shkoi aq vaj për autorët. Në një video të kamerave të sigurisë, shihet momenti kur dy grabitësit do të hyjnë brenda biznesit.

Në hyrje të argjendarisë “Roy”, një prej tyre rrëshqet dhe rrëzohet te këmbët e shokut. Ky i fundit e gjuan në kokë duke e bërë edhe më komik incidentin.

Një prej autorëve u vu sot në pranga nga policia. 22-vjeçari Elez Hysa u arrestua në zonën e Malësisë së Krujës, ku në banesën e tij policia gjeti rroba dhe sende të tjera të djegura, që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe kuti boje, të cilat dyshohet se janë përdorur për të lyer motorin me qëllim shmangien e identifikimit nga policia. Para hetuesve, Hysa ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.