Dy prej autorëve të grabitjes së 3.2 milionë euro në Qafën e Kasharit të enjten e kaluar, të cilët u arrestuan pasditen e kësaj të marte në Vorë gjatë një aksioni masiv të RENEA-s, kanë qenë komando shqiptarë në Afganistan.
 
Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj janë dy ish-komandot të cilët kanë shërbyer atje nën misionin e NATO.
 
Memlika, 31-vjeç i lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë dhe Avdulaj, 28 vjeç, i lindur në Vlorë dhe banues gjithashtu në Tiranë, së bashku me grupin kriminal, kanë regjistruar të paktën dy grabitje spektakolare të makinave që transportojnë paratë e bankave.
 
Grabitja e 3 dhjetorit të vitit 2015 te Kthesat e Kasharit dhe ajo e 9 shkurtit të këtij viti pothuajse në të njëjtin vendin, sipas policisë mbajnë autorësinë e grupit të ish-komandove.
 
Ende është e paqartë nëse ish-komandot grabitës ishin në rezervë, apo janë liruar nga detyra për arsye të ndryshme. 

Dy ish-komandot e arrestuar
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

[gallery]21035[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com