Një ditë pas grabitjes së bankës në ambientet e zyrave qendrore të Hipotekës në Tiranë, është arrestuar punonjësi i kompanisë private të sigurisë.
Në pranga është vënë roja i objektit, F.F., 48 vjeç, ndërsa është paditur në Prokurori, dhe përgjegjësi i sigurisë së sallës, R. K., 61 vjeç.
Ata akuzohen për shpërdorim detyrës, pasi nuk kanë vepruar në momentin kur autori, i armatosur, hyri në ambientet e Hipotekës dhe nën kërcënimin e armëve grabiti rreth 300 mijë lekë të reja. Ndërkohë, burime nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se blutë ka rënë në gjurmët e autorit të grabitjes dhe pritet shumë shpejt arrestimi i tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.01.2018, u arrestua në flagrancë per veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qëndrës së kontrollit “SHPSF- së, pasi rreth orës 14:05, në rrugën ”Panorama”, brenda godinës së ZVRPP-së, një person me kapuç, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi lekësh në Agjensinë e filialit të një Banke te Nivelit të Dytë, që ndodhej në sallën e shërbimit e cila ishte në ruajtje të F.F. Parashikuar nga Nenet 136 e 248 të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com