Boçi thotë se biznesmeni është i skeduar si i djathtë prandaj policia i shkel syrin krimit, ndërsa akuzon se pak muaj më parë u dhunua nga miqtë e Edi Ramës. Biznesmenit Salla iu grabit kasaforta dhe dy makina nga persona të paidentifikuar.
Deklarata e Luçiano Boçit
Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij.
As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë. Ngjarja e mëngjezit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.
Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.
Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.
Po policia “e re”?!!! Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”. I skeduar si i djathtë! Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje. Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë. Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.
dy.b/shqiptarja.com









