Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)

13 ditë nga grabitja në aeroportin e Rinasit, policia vuri në pranga njërin nga autorët dhe 3 bashkëpunëtorë nga Elbasani dhe Kruja, (SKEDA). Të arrestuarit janë Olition Veseli, që ka qenë në pistë në momentin e grabitjes, ndërsa bashkëpunëtorët janë; Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela. Policia e Shtetit që ka bashkëpunuar në këto dy javë me policitë në Tiranë, Elbasan, Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, janë ende të rezervuara në dhënien e detajuar të informacionit pasi kontrollet vijojnë akoma për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Tre nga të arrestuarit për grabitjen

Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja është njëri nga autorët e grabitjes, bashkëpunëtorët janë; Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe Klement Çala. Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e "vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë",  që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.

Lidhje shoqërore të Klement Çalës të kërkuar për grabitjet e mëparshme dhe i dyshuar edhe për të fundit si dhe të njohur të Dash Kupës, vëllait të Ilir Kupës janë mes të arrestuarve nga policia. Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Çalën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.

Ndërkohë Oliton Veseli, që eshte njeri nga autoret e grabitjes rezulton se ka qene ne Jemen me studime, me pas ka ikur ne Afganistan dhe eshte burgosur nga amerikanët për terrorizem.  Më parë të ketë qenë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij administron "Pizzeri Kupa Hallall" në Fushë-Krujë, pas së cilës dyshohet se fshihet Dash Kupa i dënuar për grabitjen e autoblindave me para të bankave në Qafë-Kashar më 2017-ën.

Por si u arrit në identifikimin e këtij grupi?

Policia sqaron se janë përdorur teknika speciale hetimi mes tyre përfshi përgjimet, vëzhgimet në terren si dhe hapjen e dosjeve të vjetra mes të cilave rezultojn të përfshira grupet e Admir Muratajt dhe Ilir Kupës, njohur edhe si kreu i babagjyshave grabitës. Një ditë më parë në fshatin Karakullak të Elbasanit u zbulua edhe servisi ku ishte modifikuar furgoni i grabitjes me mbishkrimin "Hetimi Tatimor". Servisi është në pronësi të Gentjan Sharrës, që nuk dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, pasi  1 vit  më parë ja kishte shitur servisin pa kontratë noteriale, Eldi Çalës. Ky i fundit sipas burimeve për Report Tv është shoqëruar dje në polici, dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë. E ndërsa sot Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të tij, gazetari Aldo Kozarja raporton se ai është në kërkim. Mbetet mister fakti pse u lirua pas shoqërimit dhe sot është shpallur sërish në kërkim. Ai është vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri.

100 metra larg servisit një vilë tre katëshe në pronësi të njërit prej të arrestuarve, Saimir Çelës, pritet të hedhë dritë mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur në servis, pasi janë sekuestruar kamerat e jashtme të sigurisë së vilës. Çështja është konsideruar "top sekret" për shkak se hetimet ende vijojnë për të kapur bashkëpunëtorët e grabitjes së miliona eurove më 9 prill në aeroportin e Rinasit. ReportTv mëson se në total janë lëshuar 12 urdhër ndalime, që do të thotë se 12 është edhe numri i personave që dyshohet të jenë përfshirë në super-grabitje në role vepruese e mbështetëse. Gjyqtari Bibë Ndreca ditën e Martë në orën 12:30 do të vendosë për fatin e 4 të arrestuarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (FOTO)

Shqiptarja.com mëson se Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja është njëri nga autorët e grabitjes që ka qenë brenda në aeroport në pistë në datë 9 prill kur u grabitën thasët me euro. Veseli është personi që duket në foton e mëposhtme me shpinë nga Admir Murataj, që mbante maskën prej silikoni si tullac që u ekzekutua. 38-vjeçari me maskë në fytyrë dhe armë është fiksuar në momentin e grabitjes, ndërsa tre personat e tjerë që janë arrestuar kanë qenë bashkëpunëtor për makinën dhe armët. Oltion Veseli është i vetmi nga të arrestuarit që ka qenë pjesë direkte e grabitjes.

Veseli kishte përgatitje ushtarake me forcat talebane në Afganistan. Ai ishte larguar nga Jemeni në 2003 ku kishte shkuar për studime fetare për në Afganistan dhe është arrestuar nga trupat amerikane i dyshuar si terrorist islamik. Veseli është arrestuar në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve dhe mbështetësve të tyre në Afganistan.

Me rreth të kuq në pistë në momentin e grabitjes në aeroportin e Rinasit Oltion Veseli

Ai ka qëndruar për më shumë se një vit në burgjet amerikane në Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjesëtar i guerrilasve talebanë dhe më pas është kthyer në Shqiperi 25 qershor të 2006. Oltion Veseli është kushëri i Ernest dhe Dash Kupës që janë në burg për grabitjen në 2017 në Qafë Kashar. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur në xhaminë e Krujës para vitit 2005.

Vëllai i Veselit, Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës. Por nga vetë emri që mban piceria, "Pizzeri Kupa Hallall", Report Tv u interesua dhe mësoi se Veseli ka lidhje me Dash Kupën Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula 25 vjeç dhe Saimir Çela 28 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Ora 19:03
I arrestuari për grabitjen në Rinas, imam në xhaminë e Krujës...Lidhja me 'Pizzat Hallall' dhe besimtarët e dënuar

Oltion Veseli i vënë në pranga nga Policia për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill, rezulton të ketë kryer studime fetare, e madje të ketë qenë në një periudhë të caktuar edhe imam në xhaminë e Krujës. Shqiptarja.com mëson se Veseli ka qenë hoxhë në xhaminë e Krujës, para shumë kohës, ndërkohë që xhamia tashmë ka imam tjetër. Kontaktuar nga Shqiptarja.com, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se Veseli asnjëherë nuk ka qenë zyrtarisht imam i xhamisë së Krujës, që do të thotë se mund të ketë qenë i vetëshpallur. Vëllai i Oltion Veselit,Ermal Veseli, rezulton të jetë pronar i një pizzerie në zonën e Fushë-Krujës, "Pizzeria Kupa Hallall".

Pizzat hallall në Shqipëri përgjithësisht kanë pronarë myslimanë, pasi mishi që ofrohet aty nuk është derri, i ndaluar sipas fesë islame. Nga vetë emri që Pizzeria mban, "Kupa", Shqiptarja.com u interesua, dhe mësohet se vëllezërit Vesili të kenë lidhje me Dash Kupën. Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar kur u grabitën para nga autoblindet që transportonin për në aeroport vlera monetare të bankave të nivelit të dytë. Dyshohet se Dash Kupa ishte personi që përplasi autoblindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.

Oltion Veseli është shoqëruar nga policia e Tiranës, në orët e para të mëngjesit, diku rreth orës 05:00. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, mëson se bashku me të janë shoqëruar dhe dy vëllezërit e tij, Ermal dhe Ardit Veseli. Por pas marrjes në pyetje këta dy të fundit janë lënë të lirë, ndërkohë është marrë masa e ndalimit për vëllain e tyre Oltjan Veseli. Sipas burimeve të prokurorisë ka dyshime se ka bashkëpunuar me autorët e grabitjes së thasëve me euro në aeroportin e Rinasit.

Përfshirja e besimtarëve myslimanë në grabitje nuk është e re. Në vitin 2017, për grabitjen në rrugën e Rinasit të autoblindave me para, mes të tjerëve u arrestuan dhe u dënuan dy besimtarë myslimanë.

Ora 18:12
FOTO-Ekskluzive/ Në kërkim edhe vëllai i krahut të djathtë të Muratajt për grabitjen në Rinas

1555952387_1555949465eldicalaa.jpg

REPORT TV siguron foton ekskluzive të Eldi Çalës i cili është në kërkim nga policia për grabitjen në aeroportin e Rinasit. Në servisin e tij dyshohet se u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin "Hetimi Tatimor". Ky i fundit sipas burimeve për Report Tv u shoqërua dje në polici, dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.

E ndërsa sot Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të tij, gazetari Aldo Kozarja raporton se ai është në kërkim. Mbetet mister fakti pse u lirua pas shoqërimit dhe sot është shpallur sërish në kërkim. Eldi Çala është vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri

Ora 12:31
Policia e Shtetit njoftim për 4 të arrestuarit e grabitjes në aeroportin e Rinasit

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me aksionet dhe arrestimet për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill, 2019. Në pranga kanë rënë katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa ende nuk është përcaktuar shuma e parave që u grabitën teksa bankat e nivelit të dytë do i transportonin me avionin për në Vjenë. Policia flet ende për  "një sasi e kosiderueshme vlerash monetare", pa saktësuar se sa është vlera reale e grabitur në aeroportin e Rinasit. Nga provat e siguruara gjatë hetimit, policia ka vënë në pranga Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela).

Gjatë grabitjes mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje Admir Murataj - thotë Policia. Gjatë kontrolleve - njofton policia - janë  gjetur prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Akuzat që janë ngritur ndaj të arrestuarve janë: 

“Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Veprat penale

Njoftimi i plote i Policise

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj, ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:
• O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.
• A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje narkotikësh".
• R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .
• S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.
Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë

Ora 12:01
Arrestimet për grabitjen në Rinas/ Ardi Veliu vizitë urgjente në Elbasan

1555867216_servisi001.jpg

Pas arrestimit të 4 personave lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar në qytetin e Elbasanit ku po zhvillon një takim urgjent me strukturat e policisë atje.

Ora 11:42
Arrestohet Veseli nga Fushë-Kruja, çfarë lidhje ka grabitja e Rinasit me pizzat 'Hallall'

Report Tv mëson se për grabitjen në Rinas është arrestuar edhe një person nga Fushë-Kruja. Oltion Veseli është vënë në pranga dhe pritet të dalë për mase sigurie para Gjykatës. Vëllai i Veselit, Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës. Por nga vetë emri që mban piceria, "Pizzeri Kupa Hallall", Report Tv u interesua dhe mësoi se Veseli ka lidhje me Dash Kupën.

Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar. Dyshohet se ai ishte personi që përplasi blindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.

Pizzeri Kupa Hallall, ka edhe disa filiale në Tiranë e Pogradec.

Ora 11:13
Vëllai i Klement Çalës në polici, roli i tij bashkëpunues në grabitjen e Rinasit

Klement Çala

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se dje është shoqëruar edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt. Dyshimet e policisë, janë se Çala nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën. Pas marrjes në pyetje. Eldi Çala është lënë i lirë nga autoritetet.

Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi "Hetimi Tatimor" ishte blerë pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja kishte shitur Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale.

Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar. Mësohet se prindërit e Klement Çalës kanë dhe një restorant në qendër të Elbasanit. 

Ora 10:54
Roli i të arrestuarve, 12 urdhër ndalime

Dyshohet se tre prej  personave që kanë rënë në prangat e policisë, kanë qenë bashkëpunëtorë në role të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të jetë një prej autorëve të cilët kryen grabitjen e 9 prillit. Të 4 arrestuar janë nga Elbasani dhe nga Fushë-Kruja.

Përfshirja totale në grabitjen dhe realizimin e saj mendohet të jetë e 12 personave. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë lëshuar urdhë ndalime dhe priten arrestime të tjera.

 

Ora 10:54
Të arrestuarit nesër në Gjykatë

Masat e sigurisë për të arrestuarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Policia ka ushtruar kontrolle në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Siç njofton gazetari Aldo Kozarja kontrollet kanë vijuar edhe sot në fshatin Karakullak të Elbasanit nga forcat Renea.

 

Ora 10:40
Sekuestrohen kamerat e sigurisë në vilën pranë servisit...Kush është i riu që 'viziton' vilën? (VIDEO)

Forcat RENEA kanë kontrolluar ditën e sotme shtëpinë në pronësi të Saimi Çelës, i njohur ndryshe si Tale Cela. Kjo banesë ndodhet rreth 100 metra pranë servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes së Rinasit.

Në vilën tre katëshe nuk jeton njeri, por dëshmitarë thonë për gazetarin Aldo Kozarja, se në këtë vilë shihet shpesh një djalë i ri, pavarësisht se ajo është një shtëpi e pabanuar. Dyshimet e policisë janë se ai mund të ketë lidhje me personat që kanë kryer modifikimin e furgonit.

Në rreth të kuq serveri i kamerave që u sekuestrua

Policia ka seksuestruar edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese dhe një kompjuter.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 23/04/2019 13:50

    ca ke ti ne kurris mor ton hajdari leket qe i kan vjedh kta bankes ke ti ne kurris kush je ti pronari bankes apo i siguracionit ca vk jemi ne shqiptaret mire ben as vran as vun gjoba leket ja moren ktyre plerave qe po rjepin shqiptaret bankave

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2019 10:12

    Një thes plot me akuza mbi kurriz..të paktën 50 vjet burg secili.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 23/04/2019 09:06

    Bravo policia!!! Mbytini në burg. S'i ka hec hallalli këtyre , i janë kthyer haramit.

    Përgjigju
    • Shk: 23/04/2019 10:26

      Tarrasi o spiun i mjere po ku mundesh ti dot as me mendu ate qe kan mendu keto jo me ta vesh ne pune.ta paskan shpartallu grun mduket

  • fredi: 23/04/2019 00:37

    po lek kan mar skan vra njeri skan ven gjob i moren leket bankave qe po rjepin popullin shqiptat po i pin gjakun japin kredi gjasme me 3 perqind dhe ne fund pakuan 100 perqind sa u dhimsen leket e hajdutve e su dhimsen kokat e njerzve qe po vriten perdit fuck shet pler

    Përgjigju
    • Toni: 23/04/2019 09:50

      PO keto kush do i zevendesoje o tru peshk. Ne i kemi ne kurriz. Do i vene bosat me kollare nga xhepi i tyre??.

  • Adam: 22/04/2019 20:02

    Eurot jane ne tunelin 304 ne Qafeshtame prapa malit te Krujes. pasi futesh ne tunel rreth 200 metra ne thellesi ne krahun e djathte eshte nje dhome ne cepin e dhomes eshte hapur nje grope aty gjenden eurot 2 pistoleta dhe qeni I ngordhur I Kadriut te Rroshit

    Përgjigju
  • Elton: 22/04/2019 17:39

    Tymnaje e kote, vazhdon saga e pisllekut dhe propogandes. Cfare u kap ?!! Vlerat miliona euro ku jane ?? Apo doli ai ushtari cinik e tha u dogjen. Keto lajme cojani çerdhes se kalamajte e kopshtit ju marin me shqelma perjashta. Maskarenj

    Përgjigju
  • Erik: 22/04/2019 17:10

    Vella gazetar, Robin Hudi ua shperndante ato qe grabiste te varferve, nuk i bente pasuri te patundshme dhe makina luksoze per familjen e tij.

    Përgjigju
  • -----------: 22/04/2019 13:21

    kane dicka te perbashket kta buzevica. i perkasit te njejtes rrace

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi