Kryeministri Edi Rama inkurajoi policinë të vazhdojë punën e saj në goditjen ndaj krimit, duke shprehur vlerësimet e tij pas ndalimit të 4 personave për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019.
Përmes një postimi në rrjetet sociale pas aksionit të policisë për të gjetur autorët e grabitjes, kreu i qeverisë thotë se baltosja që i bëhet policisë, nuk duhet ta ndalë atë në punën e saj, përkundrazi siç ku aksion tregoi, i rrit forcën e saj goditëse.
"Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse", shkruan Rama në rrjetet sociale.