TIRANË- Report Tv sjell ekskluzivisht rrëfimin e dy efektivëve Eduard Saliko dhe Ermal Çeka, të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin me kallash që arriti të merrte 800 mijë lekë nga një bankë në Tiranë.
Paraditen e 12 shkurtit, 61-vjeçari u afrua pranë bankës me automjetin, e parkoi aty pranë dhe hyri i armatosur në filialin e bankës. Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por detektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.
61-vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Më pas mori 800 mijë lekë nga arka dhe tentoi të largohej, por sapo del tek dera u gjend përballë dy efektivëve, të cilët ishin njoftuar nga një kliente në bankë.
Polici Çeka thotë se në momentin e parë nuk e ka pa që grabitësi kishte kallash. Në momentin që e kuptoi ai nxori direkt armën me thirrjen “ndal policia”. Efektivi tregon se autori nuk bëri rezisrencë dhe kolegu tjetër i vendosi prangat.
“Kur zbrita nga furgoni pashë dikë me rroba të zeza që mbante diçka në duar, nuk e pashë në momentin e parë derisa qytetari më njoftoi se është më kallash, aty direkt nxora armën. Kur i afrova, zotëri ishte tek dera duke tentuar të dalë, atyre bëra thirrjen ndal policia, ule armën. Personi në fjalë u duk pak i trembur dhe nuk bëri rezistencë, thjesht u dorëzua direkt dhe kolegu e prangosi”, tregon ai.
Efektivi tjetër nuk ngurron të fshehë emocionet e situatës me të cilën u përball, duke theksuar se ishte e rrezikshme pasi qytetarë të shumtë ishin rreth e rrotull.
Eduart Saliko: Ishte momentale. Po të emocionohesh, të rrëmben emocioni dhe nuk rakordon dot veprimet. Rrezikonim në çdo rast. Nuk e di kë ke përballë, ai ka arritur të bëjë veprim të tillë, munda të reagojë edhe me veprime të tjera.
Ermal Çeka:Kishte shumë qytetarë, disa u tentuan edhe të afroheshin. Nuk e di pse është mania të afrohen, sepse mund të rrezikohen. Kishte shumë persona rreth e rrotull bankës.
Lajmi në përditësim...

Detaje të reja nga grabitja me armë e ndodhur mesditën e së enjtes në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Tiranë. 61-vjeçari Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 mijë euro borxhe të pa shlyera tek punëtorët, për shkak se ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimeve. Ai ka deklaruar më tej se kishte zgjedhur të grabiste bankën për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat. Fusha, me origjinë nga Gramshi jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Ai u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe pas e parkoi aty pranë hyri i armatosur në filialin e bankës. Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete. 61-vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Ai arriti të marrë vetëm 800 mijë lekë të vjetra në njërën prej arkave dhe sapo doli tek dera u arrestua. Për armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997 dhe e mbante në banesë.

Bardhyl Fusha, 61-vjeçari që grabiti me armë një bankë në Tiranë ka arritur të marrë 800 mijë lekë. Sipërmarrësi në fushën e ndërtimit, u fut paraditen e së martës në një bankë në zonën e Delijorgjit dhe nën kërcënimin e armës arriti të marrë një shumë parash nga arka dhe më pas tentoi të largohet.
61-vjeçari qëlloi njëherë me kallash në dysheme dhe në tentativë për tu larguar u kap nga policët në derën e bankës. Ishte një klientë që njoftoi policinë për ngjarjen dhe një patrullë që ishte afër bëri të mundur neutralizimin e 61-vjeçarit dhe më pas vendosjen e tij në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, njofton policia.
Komente













Detyren kemi bere o polic ordinera.
Përgjigju