Dy persona të tjerë janë arrestuar mbrëmjën e sotme si pjesëmarrës në grabitjen e kryer në bashkëpunim një javë më parë në zonën e Memaliaj, ku mbetën të plagosur Mustafa Mustafai 70 vjec dhe e shoqja e tij, ku çiftit iu grabit një shumë prej 500 mijë lekë te vjetra.
Mësohet se Ari Isomati dhe Armando Cakaj janë arrestuar si persona të dyshuar pjesmarrës në bashkëpunim në grabitjen e kryer pasditen e së martës, në Memaliaj të Gjirokastrës.
Ndërkohë për këtë ngjarje kanë rënë në pranga edhe dy autorët që ishin pjesëmarrës direkt në grabitje, Ilirjan Korbi dhe Dali Nelaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kaluar (Lexo ketu) në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait i cili është plagosur së bashku me gruan e tij, nga persona të maskuar të cilët i kanë grabitur çiftit shumën prej 50 mijë lekë të reja.
Gruaja e kambistit, Thëllëze Mustafai është qëlluar me qytë pistolete teksa po mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.