Grabitja në Rinas, reagon Flamur
Noka: Shteti po na vjedh vetë!

Grabitja në Rinas, reagon Flamur<br />Noka: Shteti po na vjedh vetë!
Ish-ministri i brendshëm, Flamur Noka ka reaguar mbi grabitjen e fundit në afërsi të Rinasit. Në një shënim në Facebook, Noka thotë se policia po vjedh vetë dhe këtë e argumenton me një sërë rrethanash që sipas tij implikojnë policinë.
 
“Vjedhja e sotme në Rinas tregoi se "çunat" vonojnë, por nuk harrojnë. Tre vjedhje parash të bankave në të njëjtin vend. Tre vjedhjet kanë shumë të përbashkëta çuditërisht.
 
Ndër ta, më kryesorja që të bie në sy është fakti që një ditë para çdo vjedhje Saje Qorri mban fjalim ku bën gjoksin gropë se po bën shtet.
 
Të nesërmen janë "çunat" që nuk harrojnë të deshifrojnë mesazhin e tij dhe hidhen në veprim tek banka e radhës.
 
Gjithmonë policia ndodhet nga 100 m larg (rasti në Rinas brenda rrethimit) dhe ky i fundit që policia ishte 500 metra e nuk pa e as dëgjoi gjë!!!!!!! Si shpjegohet????? Shteti po na vjedh vet tha sot polici privat në dëshpërim e sipër.
 
Tha një të vërtetë që po del në pah çdo ditë e më shumë”,-shkruan Flamur Noka në Facebook.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik