Grabitja në aeroportin e Rinasin
gjenden 50 mijë € në frigorifer
VIDEO/Ja si u gjetën paratë e fshehura

TIRANE-Policia e Shtetit ka gjetur 50 mijë euro të cilat dyshohet se janë grabitur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në qershor të 2016-s.

Sasia e parave është gjetur pranë banesës së Aleks Pepës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen brenda pistës së Rinasit.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se eurot ishin fshehur në një frigorifer të vjetër. Eurot ishin futur në pjesën e pasme të frigoriferit dhe ishin mbështjellë me kujdes që të mos dëmtoheshin.

I afërmi i Aleks Pepës nuk ka dhënë shpjegim se ku i ka gjetur paratë, çka ka bërë që policia t'i sekuestrojë ato, si dhe ta ndalojë personin.

Aleks Pepa 37 vjeç është në shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e Rinasit.

Policia ka qenë në ndjekje të tij, por në Rumani ka humbur gjurmët e Aleks Pepës, i cili konsiderohet si “koka” e grabitjes në Rinas.

Ai bashkë me dy persona të tjerë u futën në brendësi të pistës me një makinë tip Benz.

Pasi kaluan perimetrin e sigurisë pa u shqetësuar nga askush, 3 grabitësit shkuan pranë blindave dhe morën rreth 1 milionë euro.

[gallery]21172[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023