Grabitja në Fier, s'gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit
Pesë persona kanë qenë protagonistë të grabitjes së një banese në Fier, ku mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një prej autorëve, Xhuljo Sollaku nga Elbasani. Policia s'ka gjetur celularin e viktimës dhe të arrestuarit Arben Muça.
Xhuljo Sollaku, 20-vjeçari nga Elbasani që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Fier
FIER - Zbardhen detaje të reja nga tentativa e grabitjes në Fier. Policia nuk ka gjetur në vendin e ngjarjes celularët e viktimës dhe të plagosurit, pasi dyshohet se ata i kanë lënë në furistradën me të cilën u larguan tre hajdutët e tjerë. Të pesë grabitësit ishin duke hapur derën e Minella Muçit dhe fqinjit të tij kur në vendngjarje mbërriti policia.
Në vendngjarje u gjet çanta me një palë pinca, me një çelës papagall, një kaçavidë, një levë dhe mjete të tjera që përdoreshin nga grabitësit për të hapur bravat e dyerve. Identitetet e tre prej pesë grabitësve që tentuan të vjedhin me armë banesën e Minella Muçit mëngjesin e të premtes në qytetin e Fierit mbeten ende engimë.
Fakti se 20-vjeçarit Xhuliano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçës që u plagos, nuk u janë gjetur me vete telefonat celularë, ka bërë që tre autorët e tjerë të mund t’u shpëtojnë prangave deri tanimë. Telefonat dyshohet se ata i kanë lënë në automjetin me të cilin u larguan grabitësit e tjerë bashkëpunëtorë të viktimës 20-vjeçar dhe të plagosurit Arben Muça. Për këtë të fundit, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra me armë zjarri, gjykata e Fierit caktoi një ditë më parë masën e arrestit me burg.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor, 21:34
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor, 20:59
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
22 Nëntor, 16:58
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
U arrestua për rrahjen dhe grabitjen e një italiani, Gjykata e Katanias liron 28-vjeçarin shqiptar! I skeduar më parë për drogë
21 Nëntor, 21:03
-
Aksident në aksin Petovë-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, 1 në gjendje të rëndë! Dërgohet drejt Traumës
20 Nëntor, 18:23
-
Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori
20 Nëntor, 17:49