Një vit nga grabitja e mbi 100 mijë eurove pranë një banke të nivelit të dytë në bllok, Elan Babameto dhe Roland Liti kanë dalë zyrtarisht para gjykatës për tu njohur me akuzën ndaj tyre.
Vjedhje e bankave dhe arkave të kurismit kryer në bashkëpunim është akuza që rëndon ndaj dy të rinjve, ndërsa Lita kish zgjedhur që të mos ishte i pranishëm në seancën e parë.
Elan Babameto u arrestua nga policia sëbashkë me Litën në Gusht 2016 pak ditë pas ngjarjes.
Sëbashku me ta u prangos dhe Roland Kulla por akuza ndaj tij u pushua për mungesë provash.
Vec prokurorisë Babameto dhe Lita janë nën akuzë edhe nga banka e nivelit të dytë dhe kompania e sigurimit e cila i kërkon të rinjëve me një padi civile rikthimin e shumës së grabitur.
Më 9 gusht 2016 pasi kishin punuar për disa ditë me rradhë në bodrumin nën bankën e nivelit të dytë në Bllok, Babameto dhe Lita mundëm të marrin mbi 100 mijë euro.
Tentative e grabitjes u sinjalizuar disa herë nga alarmi i bankës, por rojet private dhe përgjegjësi i bankës dhe pse shkuan pranë kasafortës nuk mundën të zbulonin se dy të rinjtë nën akuzë kishin punuar poshtë tavanin me kriko makine duke hapur një zgavër.
Babameto dhe Lita u zbuluan pasi gjatë largimit ata harruan në bodrum një shihe uji në trupin e së cilës u gjetën gjurmët e gishtërinjve.
Si u krye grabitja një vit më parë
Sipas prokurorisë, dy të dyshuarit Roland Liti dhe Alan Babameto, kanë shfrytëzuar me shumë saktësi, hapësirën e një parkingu privat që ndodhet nga pjesa e prapme e pallatit ku ndodhet banka.
Prej këtej, ata kanë mundur të hyjnë në ambjentet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal. Hyrja në këtë ambjent është bërë duke shfrytëzuar thyerjen e një dritareje të vogël.
Pasi kanë hyrë në lokal dy persona, një person i tretë i ka ndihmuar ata me paisje, si matrapik të vogël, çekiçë, një pasqyrë dore, elektrik dore, kriko dhe një pasqyrë të paisur me shkop.
Ndërkohë që dy persona të tjerë, sipas prokurorisë qëndronin jashtë dhe sinjalizonin nëpërmjet telefonit, për çdo të papritur, dy persona që kanë qenë brenda në lokal, kanë filluar të çajnë murin me matrapik dhe çekiç të rëndë, duke arritur të hyjnë në kasafortën e nëndheshme të bankës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO