Veprimet korruptive të gjyqtarëve të Vlorës, kanë sjellë lirimin e një super të kërkuari nga qelia, i cili akuzohej për armëmbajtje pa lejë dhe falsifikim pasaporte, por njëherësh kërkohej dhe nga drejtësia helene për një seri akuzash. Çala ka qëndruar në burg vetëm 5 muaj nga dita e arrestimit.
Pasi në muajin nënëtor të 2015 gjyqtarja e kësaj gjykatë Mirela Mishgjoni,ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg 29-vjeçarin, për akuzën e “Falsifikimit të pasaportës”, “Armë mbajtjes pa lejë”, “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.Kjo gjyqtare në vitin 2013 është sulmuar me acid në fytyrë nga Nertil Zotaj.
“Aministimi” i dënimit
Dënimi me 5 vjet burg, është pezulluar totalisht nga gjyqtarja Mishgjoni, duke përjashtuar përfundimisht të kërkuarin Çala, për të vuajtur dënimin e marë.
Kjo gjyqtare ka urdhëruar heqjen e masës së sigurisë të “arrestit në burg” dhe lirimin e menjëhershëm të Çalas, duke urdhëruar këtë të fundit që të mbajë kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës në Vlosrë. Ky vendim i ka dhënë lirinë 29-vjeçarit të akuzuar tashmë nga policia dhe prokuroria shqiptare dhe Greke për një seri grabitjesh.
Nuk ka kaluar shumë ditë nga lirimi prej qelisë dhe Çala dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitjen e 3 dhjetorit 2015 në Qafë-Kashar. Vendimi është apeluar nga prokuroria në gjykatën e Apelit Vlorë, por tashmë askush smund ta kthente atë në burg, pasi Çala kishte humbur gjurmët.
Ccala ishte tek krushka për pushime
Më 29 qershor 2015 Çala është arrestuar nga policia e Vlorës, teksa kishte mbëritur në këtë qytet së bashku me familjen e tij për të pushuar disa ditë.
Ai kishte gjetur strehim në apartamentin e vjehrës së vllait të tij, Eldi Çala. Në momentin e arrestimit Çala ka qënë në shoqërinë e kushëririt të tij me emrin Alkond Bengasi, dhe se të dy ndodheshin në automjetin Benz-Mercedez me targë AA 447 KO.
Ky automjet ndodhet në pronësi të shtetases me emrin Sulltana Mançka, gruas së Klementit. Rezulton se shtetasi Alkond Bengasi ishte person në kërkim për shkak të një dënimi penal dhënë nga gjykata Elbasan. Shërbimet policore kishin ardhur në dijeni se shtetasi Alkond Bengasi përdorte automjetin me targa AA447KO.
Në datën 29 qershor 2015, rreth orës 10:00, shërbimet policore kishin konstatuar mjetin të parkuar pranë banesës dhe ishin në vëzhgim të tij. Rezulton se rreth orës 11:30, i pandehuri, bashkëshortja dhe dy fëmijet e mitur kanë hipur në automjet me qëllim vajtjen në qëndrën shëndetësore për shkak të një problem shëndetësor që kishte një prej fëmijëve të tyre.
Punonjësit e policisë që ishin në vëzhgim kanë komunikuar me patrullën e policisë në shërbim me qëllim verifikimin nëse drejtuesi i mjetit ishte personi në kërkim. Punonjesit e policisë i kanë bërë shenjë të pandehurit të ndalonte por i pandehuri nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar udhëtimin. Në rrethana të tilla punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Afër qëndrës shëndetësore të lagjes “1 Maji”, automjeti i drejtuar nga i pandehuri është përplasur me murin e një pallati, i pandehuri ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të largohej por është kapur nga punonjësit e policisë të cilët kanë kërkuar identifikimin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e vjehrës së tij në Vlorë, Çalës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë TT, një sasi hashashi të futur në një paketë cigare,dhe një pasaportë kosavare me emrin Semir Kaca.
Nëpërmjet kësaj pasaporte Çala prezantohej si shtetas kosovar.Tashmë i riu nga Elbasani ka humbur gjurmët, ndërkohë që është njëri nga të dyshuarit kryesorë që mendohet se ka bashkëpunuar me grabitësit në dy vjedhjet e bujshme të autoblindave të mbushura me euro dhe dollarë.
Në vitin 2013 Gjyqtarja që liroi Çalën, ju hodh acid në fytyrë
Gjyqtarja që i fali dënimin me 5 vjet burg Klement Çalës është Mirela Mishgjoni. Kjo e fundit në vitin 2013 është sulmuar me acid nga një person i cili ja ka hedhur në fytyrë.
Nertil Zotaj, një 24-vjeçar u arrestua për këtë ngjarje ndërkohë që shumë shpejt, ai ndjeu pendesë për veprimin e kryer për shkak se gjyqtarja i kishte bërë një padrejtësi. Në rrëfimin e saj për policinë, gjyqtarja e çështjeve penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ka deklaruar se nuk e njihte të riun që e sulmoi me acid.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com