Grabitja në Nikël dhe situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës: Policia bën show me kontrolle blic! Nëse shteti s'na mbron dot, të lehtësohet procedura e armatosjes së qytetarëve

Teksa për shumë krime të rënda në vend 'faji' i është vënë edhe faktit se ende në qarkullim janë armët e 1997-ës, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi jep një sugjerim krejt tjetër për të parandaluar ngjarje të rënda. Duke marrë shkas nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës, në studion e Report Tv, Rexhepi tha se sa kohë shteti nuk i siguron dot jetën qytetarëve, atëherë duhet të lehtësojë procedurat që ata të mund të marrin një armë në pronësi, për t'u mbrojtur vetë.

"Ngjarja është shumë e rëndë dhe nëse shteti nuk na siguron, të lehtësohet procedura  e armatosjes së njerëzve, të kenë të drejtën të mbajë armë. Sa kohë nuk na siguron jetën shteti, më mirë ta mbroj jetën vetë. Sa armë gjahu ka në qarkullim? A mund të bëhet krim me armë gjahu? Po patjetër. Armët frenojnë këto krime, shteti nuk po gjen zgjidhje", tha ai.

Rexhepi nuk i kurseu kritikat edhe për Policinë e Shtetit, teksa tha se bën show me aksione blic, por nga ana tjetër nuk është në gjendje të parandalojë ngjarje të tilla. Sipas ekspertit, policia shqiptare vuan nga mentaliteti i vjetruar, duke vë theksin vetëm te 'muskujt', duke theksuar se laboratori shkencor është lënë pas dore.

"Kjo si ngjarje është shumë e rëndë, tregon atë shteti vijon të cedojë çdo ditë. Tentativa për prerjen e gishtit, si ngjarje meksikane. Fakti që janë 10 veta besoj nga fakti që nuk është e lehtë të hysh në Nikël. Policia shqiptare vuan nga mentaliteti i vjetruar, ka atë të muskujve dhe atë. Nuk kanë futur mentalitetin shkencor, laboratori shkencor është në një godinë ordinere aty te garda, pjesa shkencore nuk po mbështetet. Më shumë i bëjnë reklamë kontrolleve të policisë me blice. Gjëra të vogla nuk kemi pse i trajtojmë si arritje të mëdha. Policia duhet të rekrutojë persona nga jashtë. Për ngjarje të rënda të marrin detektivë me pagesë nga jashtë. Grabitësit duket që nuk kanë patur qëllim vrasjen, se kanë ndenjur 3 orë aty, synimi ka qenë marrja e parave. Një person që merret me fajde, është i ekspozuar ndaj këtyre risqeve. Ai mbante gjithë ato para në shtëpi. Grabitësit duhet të kenë patur informacione.", u shpreh ai.

Në një kohë kur një pjesë e grabitësve përdorin si kamuflazh, uniformën e policisë, eksperti jep një mundësi zgjidhjeje.

“Mendoj që një ide është kjo, krahas hedhjes së GPS dhe të targave, edhe uniformave të policisë të kenë element sigurie”, tha ai.

Biznesmeni Nazmi Çangu u grabit pak pas mesnate, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij, duke i terrorizuar familjen, ndërsa i vodhën para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove. Çangu njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

Ndërkohë një ngjarje tjetër e rëndë tronditi vendin mbrëmjen e djeshme, ku Demir Backa u ekzekutua në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Ai u qëllua me 16 plumba nga një mjet tip 'Benz' në lëvizje. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë përqendruar te e shkuara e Backës, i cili ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2021 02:44

    <<Eksperti>> Artan Rexhepi na e paska gjetur zgjidhjen per krimet tek armatosja e popullsise!!Dhe hakmarrjet e gjakmarrjet e shtuara, kemi mangut,pa llogaritur armet,qe na rekomandon <<eksperti>>,se keto qe kemi e ndodhin perdite nuk mjaftokan!<<Eksperti>> i kriminalistikes kerkon qe t'i shtohet puna,se kaq krime qe ndodhin nuk jane mjaft per te.Po mire mo <<ekspert>>,pse nuk propozon te hiqet denimi i shkurtuar? Pse nuk propozon te ashpersohen denimet dhe te mos kete ulje denimesh per cfaredo lloj aresyeje,per krimet e renda dhe per perseritesit?!Perse nuk propozon qe policia t'i marre sakte raportet? Perse nuk kerkon qe ligjet te behen te atilla qe gjykatesit te mos japin denime minimale,por maksimale(sa lejohet nga ligj) per krime ku ka humbje jete?Perse nuk kerkon qe denimi me burgim te perjetshem te behet i atille qe te mos kene mundesi t'a ulin,ose tjetersojne?

    Përgjigju
  • njëri: 25/10/2021 01:49

    ky po qe qenka ekspert, dashka te na armatose meqenëse shteti nuk ben punën! Vetem duke lexuar artikullin, e ndava qe do ta shkrep qe 30 min e pare qe do kem arme ne dore, ne rrethana te paqarta per vetëmbrojtje, se do trembem nga kush te me dale perpara ne rruge!

    Përgjigju
  • diku: 24/10/2021 22:39

    Eshte turp per mediat qe marin Aeran Rexhepin per ekspert, ky eshte nje i pa afte dhe i turpshem....

    Përgjigju
  • Sifi: 24/10/2021 21:00

    Hajde specialist hajde. Armet po mblidhen ky thot hepujani popullit.Ajo nuk eshte zgjidhhe por shtim i keimit . Kudo ka ngjarje te tilla shume trinditese por duhet shtuar ne shume presuoni i policise mbi krimin

    Përgjigju
  • Ija nga fush kruja: 24/10/2021 20:42

    Vini mi non denimin me vdekje .. se keto lloj kafshe shtepiake . Nuk ndalojn keta shkojn në burg perte marr lidhje te reja dhe kudalin nga burgu bohen bashk nga te gjith rethet e tjere si shoke burgu..e filloj ti hajde në elbason te nona ma byll nje hall.. dhe un vij në shkoder e ta byll hallin tat e tjetri në vlor.. dhe ngeli krimet pa Autor..keshtu ju keqe ija juve . Policat te shikoj nga vijne keta sylesher haj e pijn per nje mujmesojn ruget e bojn pun pastaj..

    Përgjigju
  • Scutari: 24/10/2021 19:19

    "Grabitësit duhet të kenë pasur informacion"-thotë!! Po autorët janë vetë ata që kanë emrin në listë për këstin e fajdeve!! Policia t'i gjejë bllokun e shënimeve biznesmenit dhe aty i ka autorët!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë