FUSHË KRUJË-Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, ku familja e një biznesmeni është terrorizuar nga grabitësit e armatosur dhe me maska. 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë, ku kanë dhunuar biznesmeni Nazmi Çangu dhe i kanë vjedhur atij para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe pasi kanë kyçur në një dhomë gruan dhe 4 fëmijët e biznesit, i janë drejtuar atij duke e dhunuar për t'i dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Duke qenë se Nazmi Çungu nuk ka pranuar të tregojë se ku është çelësi i kasafortës, ata e kanë rrahur, i kanë gjuajtur me qytën e armëve dhe e kanë lidhur duke i prerë gishtin duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ajo që mbeti pas ishte një njeri i mavijosur në fytyrë dhe trup dhe një krevat i larë në gjak.

Biznesmenit Nazmi Çangu ka një lokal në pronësi të ti, mobileri dhe merret me agro-turizëm. Ai më parë ka punuar në Policinë e Shteti dhe më pas është marrë me tregti private. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë dhe më parë gjatë viteve 1993-2007 ka pas punuar në Policinë e Shtetit.

Biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.  

Si ndodhi dinamika e ngjarjes

Nazim Çungu së bashku  me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një arkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga garbitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje.Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe kapjen e tyre.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Grabitja në Fushë Krujë/ Biznesmeni dëshmitar në çështjen 'Shullazi' dhe jepte para me fajde

Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e grabitjes, të tjera detaje dalin në dritë ku biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde. Madje Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Nazmi Çangu pohoi e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.

Ylvi Beqja u gjend në vorbullën e debatit publik pas arrestimit të Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, ndërsa prokuroria e cilësoi si dëshmitar kyç për zbardhjen e kalimit të 20 % të ish­hotel Vollgës në portofolin e të arrestuarit.

Pronësia e ish­hotel Vollgës ishte kthyer në problemin kryesor të Ylvi Beqes. E rifituar me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave dhe e shitur tek kompania arabe për 800 mijë euro në vitin 1994, prona u bë më pas objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor.

Beqja pranoi se iu drejtua për zgjidhje Emiljano Shullazit pasi ishte i pashpresë. Pohon se gjendej nën kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tij dhe të djalit, ndërkohë që haste pengesa të pakapërcyeshme për regjistrimin e pronës në hipotekë.  Pas marrëveshjes me Shullazin, Beqja thotë se “kërcënimet u ndalën, pengesat u shuan dhe rifitova rehatinë e mëparshme.

Ora 12:41
Fushë Krujë/ Grabitësit i dhunuan të atin, flet e bija e biznesmenit: Babanë e pashë pa ndjenja të mbuluar në gjak

Me zë që i dridhej dhe ende nën efektin e përjetimeve të natës së djeshme, goca e biznesmenit në Fushë Krujë që u torturua nga 10 grabitësit në shtëpinë e tij, ka folur për Report Tv. Ajo tha se grabitësit e kanë mbajtur për 3 orë rresht në dhomë dhe se nuk e dinte nëse prindërit i kishte gjallë.

Mes lotëve Xhelona Çangu thotë se grabitësit u premtonin se nuk do i vrisnin, por duhet t'i jepnin çelësin e kasafortës.

 “Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë askujt në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë me sy, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë. Ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I krerova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi ishin mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë. Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Kur hapëm derën e dhomës ku ndodhej babi, çfarë të shifje. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më ke, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,  

Ora 12:05
Fushë Krujë/ Çarçafët të lyer në gjak dhe kasaforta e ‘shqyer’, pamjet pas grabitjes! Vëllai i biznesmenit të dhunuar: Derën e hapën me trapan, makinat tentuan t'i hapin me kaçavidë

Ora 1 e natës do të shënonte një tmerr për familjen e Nazmi Çangut, i cili ra pre e grabitjes dhe dhunës së 10 personave të maskuar dhe të armatosur. Report Tv u fit brenda banesë së grabitur ku i vëllai i biznesmenit të dhunuar tregon se nga kanë hyrë autorët.

"Erdhën dhe u futën në dhomën e gjumit të çiftit dhe kanë shqyer kasafortën dhe ja rrëmuja e shikoni vetë. Ka qenë një person ka hyrë nga kangjellat dhe ka provuar dy makinat t'i hapë me forcë me kaçavidë. Më pas ka dal pas shpie dhe ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. Gjithashtu 5-6 persona të tjerë kanë hyrë nga dera e pasme dhe kanë dalë po nga kjo derë për të vazhduar nga përroi", tha i vëllai i biznesmenit

10 grabitësit të cilët hynë në shtëpinë e biznesmenit me qellim për të grabitur, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët kesh si dhe sendet me vlerë.

Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhur mbi krevat. Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak.

1635070142_page.jpg

Ora 11:56
Fushë Krujë/U dhunua nga grabitësit, flet biznesmeni për Report Tv: Më lanë në gjak, më prenë gishtin! Autorët të gjenden, këtu nuk jetohet më

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer për Report Tv grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e  tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.

"Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më", tha i dhunuari.

 Ai trego edhe tmerrin e grabitjes kur tha se ishte në gjumë dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë dhe më pas është dhunuar. Ai thotë se ishin 10 persona që kishin rrethuar të gjithë shtëpinë.

"Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë", tha ai.

1635069725_dhunacangu.jpg