Një shumë financiare prej 150 mijë euro është sekuestruar në qytetin e Elbasanit, shumë kjo që dyshohet se është grabitur në vjedhjen e qershorit 2016 në aeroportin e Rinasit.
Gjatë një aksioni Policia e Shtetit, ka sekuestruar 50 mijë euro, të futura brenda një frigoriferi në banesën e Aleks Pepas dhe 100 mijë euro të tjera janë gjetur në banesën e vëllait të Aleksit, në Elbasan. Kjo shumë financiare dyshohet se i përket sasisë prej gati 1 milion eurove, të cilat u grabitën nga dy persona në furgonat e kompanisë së sigurimit “Nazeri 2000”.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se eurot ishin fshehur në një frigorifer të vjetër. Eurot ishin futur në pjesën e pasme të frigoriferit dhe ishin mbështjellë me kujdes që të mos dëmtoheshin.
Letër porosi në Rumani
Për të hedhur dritë mbi intenerarin e tij,Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar me një letër-porosi, autoriteteve Rumune, duke i kërkuar kësaj të fundit për të verifikuar vendodhjen e Aleks Pepës, ose drejtimin e udhëtimit të tij nga Rumania.
Aleks Pepa,një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por që vitin e shkuar është kthyer në Shqipëri,dyshohet të jetë personi kryesor i grabitjës së gati 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Pepa, ka bashkëpunuar dhe me dy persona të tjerë,të cilët sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e interpolit, ku 42-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit. Ndaj tij janë ngritur akuzat e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë që informacionet flasin se Aleks Pepa është larguar nga Shqipëria drejtim Rumanisë dhe më tej nuk dihet destinacioni i tij.
I tradhtoi ADN-ja
Burimet thonë se Aleks Pepa që është larguar nga Shqipëria në Rumani, është identifikuar bazuar në analizën e ADN-së së një fije floku, të gjetur në paruken e hedhur pas grabitjes. Sipas policisë, 37-vjeçari rezulton se është larguar nga Shqipëria drejt Rumanisë, nga ku ende nuk është kthyer. Nga ana tjetër, burimet thonë se ende nuk ka asnjë adrresë mbi vendodhjen e dy bashkëpuntorëve të tjerë.
Sipas policisë,janë ushtruar kontrolle në banesën e të shpallurve në kërkim dhe nuk është gjetur asnjë shumë parash apo prova që implikojnë ata direkt në vjedhje. Por pavarësisht kësaj, gjykata ka caktur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi provohet implikimi i 37-vjeçarit Aleks Pepa, në grabitje dhe dy personave të tjerë.
Gjithçka është siguruar, dhe se të gjitha provat e mbledhura kanë krijuar bindjen se tre autorët tashmë janë identifikuar, dhe se pritet vetëm arrestimi i tyre. Në dinamikën që kanë ndërtuar prokurorët, rezulton se dy personat që çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet të kuq dhe të armatosur, kanë pasur dhe një bashkëpuntor të tretë. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit,për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com