Grabitja në Rinas/ Burg ish-imamit radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda dhe dy bashkëpunëtorëve

Grabitja në Rinas/ Burg ish-imamit radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda dhe dy bashkëpunëtorëve

Pamjet nga gjykata

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-imamin radikal Oltian Veseli 38 vjeç, banues në Krujë, që është njëri nga të dyshuarit si pjesë e grupit të pesë grabitësve dhe dy bashkëpunëtorët, Renaldo Sula 25 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ndërkohë që dje gjykata la në burg Alkond Bengasin, i cili pranoi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke treguar shokët. Olti Veseli që sot u la në burg me dy të tjerët është myslimani radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda gjatë kohës që iku nga Jemeni në Afganistan.

Nga izolimi në burgjet famëkeqe të Afganistanit, te hetimet e amerikanëve, Shqiptarja.com zbuloi të kaluarën kriminale të  tij (lexo këtu). Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, Veseli, ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur.

Tre nga të arrestuarit ( Në mes ish-imami Oltian Veseli )

Deri tani janë arrestuar pesë persona për grabitjen; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë. Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe dy të tjerë. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën