Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë nga burgu Drejtorin Teknik të Aeroportit të Rinasit, Vangjel Nikolla duke ndryshuar masën e sigurisë në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. 

Gjykata nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 punonjësit e kompanisë private ICTS në Rinas, Bledar Blloshmi, Arben Karafili dhe Fadil Jonuzaj. 

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" edhe për Kujtim Picarin, një prej 5 të ndaluarve për grabitjen e rreth 1 milion eurove në Rinas. Picari mbante postin e shoqëruesit të vlerave monetare në një bankë të nivelit të dytë.
 
Prokuroria kërkoi ndalimin e drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së Aeroportit të Rinasit në vijim të hetimeve për vjedhjen e rreth 1 milion Eurove në pistën e fluturimeve në datë 30.06.2016 nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

 Redaksia Online