Zbulohet identiteti i njërit prej autorëve të grabitjes në Rinas. Ashtu siç bëri të ditur pak ditë më parë Shqiptarja.com dhe Report Tv ai është një 37-vjeçar me inicialet A.P.
 
Emri i tij është zbuluar për shkak të gjurmëve që janë gjetur te parukja që u gjet pranë vendit ku autorët i vunë flakën makinës.
 
A.P sipas burimeve nga Policia e Shtetit pasi ka dalë jashtë Shqipërisë menjëherë pas grabitjes mendohet se është fshehur në një vend të BE .
 
Ai dyshohet se fshihet në Holandë. Policia dhe Prokuroria janë drejt zbulimit edhe të dy autorëve të tjerë, por ende nuk bëhen të ditur emrat.
 
Ndërkohë 37-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com