Policia dhe prokuroria e krimeve të rënda zbulojnë informatorin e grupit kriminal që realizoi supergrabitjen e miliona eurove në 9 prill, brenda aeroportit të Rinasit.
Në pranga ka rënë Hasan Kanaçi, i cili mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin Nënë Tereza. Arrestimi i 48 vjeçarit është mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Tiranë.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill dhe të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës.
Burime për Report TV bëjnë me dije se Kanaçi ishte agjenti që merrej me ngarkesën e vlerave monetare në aeroport dhe kishte dijeni për oraret fikse se kur vlerat monetare mbërrinin e futeshin në barkun e avionit.
Lidhur me këtë fakt, grupi hetimor ka dyshime të forta se 48-vjeçari ka njoftuar grupin kriminal për orarin e lëvizjet që do të bënin automjetet që po transportonin shumën e parave.
Mbi Kanaçit rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim”, ” Grupi i strukturuar kriminal”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative.
Kanaçi është personi i 7 që përfundoi në pranga lidhur me grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit.
Më herët në pranga janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela.
Ditën e ngjarjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori Admir Murataj.
Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.
I arrestuari Hasan Kanaçi
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja si do devijohet qarkullimi nga sot deri të enjten
28 Janar, 08:55
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
Me sa me kujtohet si fytyre, Hasani ka punuar si doganier ne Rinas te pakten deri para 15 viteve. Me sa duket i ka patur te ngushta marredheniet me lekun qe shume heret.
PërgjigjuArrestoni pergjegjesit e vertete, e lerini punonjesit e aeroportit. Kot sa per te thene qe po punoni.
PërgjigjuA mer cun. Do te te dali qumshti i nenes
PërgjigjuObjekte të ndryshëm dhe jo të ndryshme!
PërgjigjuAto leke ai i ka grabitur ndoshta ne bagazhin e udhetareve
PërgjigjuBravo policia. Here a vone te gjithe do bien ne rrjeten e saj.
PërgjigjuMos u lodh te gjith do dalin te pafajshem dhe do u rikthehen parate me urdher gjukate. Mbaje mend dhe pronari makines me euro do dali dhe do ja japin mbrapsht...
Kjo është mburrje për policin she drejtësin shqiptare!!!