Grabitja në Rinas/ Policia arreston 4 persona nga Elbasani

Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona nga Elbasani të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje.

Më herët Report Tv solli edhe pamje nga servisi ku autorët e grabitjes kanë bërë modifikimin e furgonit 'Hetimi Tatimor' i cili u përdor për realizmin e grabitjes ku u morën 5.7 milionë euro, para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit.

Burime për Report tv bëjnë me dije se servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij. Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Pak ditë më parë nga studio e Repolitix në Report Tv, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehu vlerësim maksimal për Policinë e Shtetit ndërkohë që paralajmëroi se shumë shpejt autorët e grabitjes do të arrestohen.

Ministri tha se do të jenë hetimet që do të përcaktojnë se kush e vrau Admir Muratajn, ndërsa shtoi se nuk beson që ai të jetë ekzekutuar nga bashkëpunëtorët e grabitjes.

Grabitja e ndodhur në datën 9 prill cënoi sigurinë në aeroportin e Rinasit, përgjegjës për të cilën është kompania e koncensionarit Kinez TIA. Vetëm një ditë pas grabitjes drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit do marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit e cila deri më sot drejtohej nga kompania private e sigurisë.

Ndërkohë që në perimetrin e jashtëm të aeroportit u vendosën, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip