Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit do marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit e cila deri më sot drejtohej nga kompania private e sigurisë. Për të dhënë këtë njoftim, ka dalë para mediave Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe Zëvendësministër i Brendshëm Besfort Lamallari.

Po sot, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se pas grabitjes edhe bataljoni i forcave speciale te ushtrise dhe policia ushtarake do të impenjohen ne mbrojtjen e perimetrit te jashtem te aeroportit. Duke ndjekur ne kete menyre shembullin e shume vendeve europiane. Përfshirja e ushtrisë dhe policisë ishte bërë publik pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi kompanine koncensionare kineze, qe nuk ka respektuar standartet e duhura te sigurise.

Drejtori i Pergjithshem i policise Ardi Veliu shpjegoi se “Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Jemi në rritje të parametrave të sigurisë. Në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Nisur nga kjo, me urdhër të kryeministrit, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit merr përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë në aeroport për të mundur kthimin e sigurisë në aeroport. Ne do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë”, tha Veliu.

Nga ana tjetër, zv. ministër i Infrastrukturës, Artan Shkreli u shpreh se janë dhënë rekomandime për të rritur nivelin e sigurisë në aeroport, por deri më tani koncesionari nuk ka reflektuar. Teksa ka falënderuar policinë për bashkëpunimit, Shkreli e ka cilësuar grabitjen si humbjen më të vogël, duke qenë se nuk ka pasur humbje të jetëve të civilëve apo efektivëve të policisë.

"Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e TIA-së që ka të bëjë me ndryshimin e procedurave për rritjen e sigurisë. Kemi dhënë rekomandime për ndryshime në kontratat që janë bërë në pranverë të 2013, do të ndryshojnë. Do të jetë policia e Shtetit e cila që do të marrë përgjegjësinë, duke ndryshuar praktikën e deri më tanishme. Kemi menduar se koncesionari do të reflektonte. Falënderoj Policisë, e cila vetëm çështje sekondash u ballafaqua me grabitësit, me grupin që ishin të armatosur deri më dhëmbë. Ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare. Nuk kemi pasur humbje të civilëve apo të efektivëve të policisë", u shpreh Artan Shkreli, zv. ministër i Infrastrukturës.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Mbërritja e efektivëve të Batalionit Ushtarak në aeroportin e Rinasit (FOTO)

Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza". Siç mund të shihet, efektivët dhe mjetet e blinduara duke patrulluar përreth aeroportit. Fotot nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri.