Grabitje me armë, arrestohet prezantuesi i njohur televiziv në belgjikë
Prezantuesi televiziv i emisioneve kryesore sportive në Belgjikë dhe Francë, Stephane Pauwels, është vënë në pranga nga policia e Brukselit, pasi është akuzuar nga prokurorët për grabitje të armatosur.
Stephane Pauwels
Një nga prezantuesit kryesorë sportivë të një televizioni në Belgjikë është akuzuar nga prokurorët për grabitje të armatosur, gjatë një bastisjeje të ndodhur në një rajon periferik të Brukselit. Stephane Pauwels, i cili drejtonte emisione sportive për televizione belge e franceze, u arrestua në vazhdën e një hetimi të rëndësishëm policor.
Pauwels dyshohet për “grabitje të armatosur me armë zjarri, gjatë natës, si pjesë e një grupi kriminal”, tha zëdhënësja e prokurorit federal, Wenke Roggen, për “AFP”-në. Bastisja ndodhi në qytezën e të pasurve Lasne, në jug të Brukselit gjatë vitit 2017, e u përshkrua nga mediet si një “bastisje shtëpie”.
Arrestimi i tij është pjesë e një hetimi të nisur disa muaj më parë për grabitjet e armatosura, vjedhjet dhe shpërndarjen e drogës – tha Roggen, – me 5 persona aktualisht të prangosur. Pauwels u kap në qytetin jugor të Monsit gjatë së martës dhe të mërkurën doli para gjyqit, të cilët e akuzuan atë dhe më pas e lanë të lirë me kusht.
50-vjeçari është prezantues në kanalin televiziv “RTL-TVI” të Belgjikës, rrjeti kryesor televiziv privat në vend, por njihet gjithashtu edhe në Francë për moderimin e një sërë programeve sportive në disa stacione televizive. Përveç futbollit, Pauwels moderon edhe një shfaqje në “RTL-TVI” të quajtur “Stuhitë e jetës”, teksa tregon rrëfenja mbi provokimet dramatike me të cilat përballen të famshmit nga njerëzit e zakonshëm. Kompania mëmë, “RTL Belgium” njoftoi pezullimin me efekt të menjëhershëm të Pauwels, por tha se shpresonte që kjo ngjarje të sqarohej sa më shpejt.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor, 14:00
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor, 13:36
-
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)
10 Dhjetor, 19:41
-
BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
10 Dhjetor, 09:55
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor, 21:19
-
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
8 Dhjetor, 10:34
-
Belgjikë, ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë hetohet për mashtrim financiar
4 Dhjetor, 18:19
-
Ngritën laborator kokaine në zemër të Belgjikës, goditet organizata shqiptare, 6 të arrestuar! Trafikonin, ekstraktonin dhe furnizonin Europën
2 Dhjetor, 16:12
-
Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
29 Nëntor, 12:11
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33