Grabitet dyqani në Tiranë, autorët morën dy koli me cigare dhe para, pronari: Ishin të armatosur, më goditën (VIDEO)

TIRANE-Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun ushqimor në kryeqytet. Ka qenë ora 06:00 e mëngjesit kur tre persona të armatosur dhe maskuar grabitën dyqanin e tregtarit Eduard Alushi.

Autorët kanë arritur që të marrin dy koli me cigare dhe 30 mijë lekë që ndodheshin në arkën e dyqanit. Pronari Eduard Alushi jashtë kamerave shprehet se u frikësua, pasi autorët ishin të armatosur.

“Sapo hynë brenda më drejtuan armën, dhe më kërkuan lekët. Nuk munda për të lajmëruar policinë, tentova ta marr pultin, por nuk munda. Më shtynë dhe më qëlluan, morën stekat me cigare dhe 30 mijë lekë. Autorët ishin tre dhe të maskuar” deklaroi pronari jashtë kamerave.

( Me rreth të kuq ) Dyqani ku u grabit tregtari 

Policia ka filluar hetimet për ngjarjen duke u vendosur në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa është marrë në pyetje pronari i dyqanit dhe dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Grabitja në Tiranë/ Tregtarët për Report Tv: Kemi frikë, nuk ka siguri

Tregtarët shprehen të frikësuar pas ngjarjes së sotme, ndërsa thonë se fenomeni është shumë i rrezikshëm dhe kërkojnë marrjen e masave për të kapur autorët. “Kemi frikë nga grabitjet. Ku është siguria, nuk ka. Mua nuk më ka ndodhur. Policinë e kemi lajmëruar kur ka pasur raste dhe është përgjigjur” u shpreh njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër tregtar theksoi se “Ai të vjen me pistoletë dhe të kap menjëherë dhe nuk ke çfarë bën. Përveç asaj sot, në ditë të tjera nuk ka pasur, por kemi frikë. Nuk kemi kompani private lajmërojmë policinë. Është një fenomen i rrezikshëm”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë