TIRANË- Një pikë e dhënieve të kredive në kryeqytet, filial i Credo, është grabitur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë, në rrugën 'Bardhyl'. Mësohet se në filialin e një institucioni financiar privat, Credo.al, është marrë një sasi parash, mbi 1  mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë. 

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, teksa dyshohet edhe për 1 person që e ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. 

"Rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.  Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë. 

1611408427_1611407863KREDO.jpg