ATHINË-Në qendër të Athinës është grabitur një bankë mesditën e sotme. Dy persona, të pajisur me armë të rënda, hynë në bankë dhe rrëmbyen një shumë të konsiderueshme parash, ende e pazbuluar. Menjëherë pas grabitjes ata janë zhdukur.
Një operacion i madh i Policisë është në proces për të gjetur dyshen e grabitësve që në orën 11:45 hynë në një degë të bankës në Mitropoleos. Oficerët e policisë kanë vazhduar të sjellin të dyshuarit dhe t'i çojnë në selinë e sigurimit në mënyrë që të përcaktojnë nëse kanë lidhje me grabitjen si në filma.
Oficerët e sigurisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë marrë deklarata nga punonjësit e Bankës ndërsa kanë në dispozicion dhe të ekzaminojnë pamjet në mënyrë që të mbledhin informacion si për karakteristikat ashtu edhe për mënyrën se si kanë operuar forcat e sigurisë për t'i hapur rrugë edhe hetimeve.