Tre persona u arrestuan nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Sarandë për veprën penale të vjedhjes, ndërsa ndaj dy personave të tjerë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë pasi në muajin maj të 2012-ës vodhën shkollën e mese të krahinës së tyre.
FIER, TENTON T’I VJEDHE VARESEN E FLORIRIT
Një 15 vjeçar u arrestua pak momente para mesnatës së djeshme, pasi u kap në flagrancë nga forcat e policisë duke vjedhur magazinën e një shtetase, ndërsa tentoi t’i vidhte asaj varësen e floririt.
Autori me inicialet M.N lindur e banues në fshatin Ruzhdie të rrethit të Fierit, rreth orës 23:50 u kap duke vjedhur në magazinën e shtetases M.S, 71 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë varësen e floririt që kishte në qafë.
VODHI BANESEN E KRYETARIT TE KOMUNES KSAMIL
Një tjetër arrestim është bërë nga policia e qarkut Vlorë, ndaj një personi i cili 2 vjet më parë ka vjedhur banesën e kryetarit të komunës Ksamil.
Bëhet fjalë për shtetasin Anton Kola, 19 vjeç, banues në Kurbin.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale të kryer dy vjet më parë.
TJETER VJEDHJE BANESE NE VLORE
Edvin Kudret Çuni, vjeç 27, banues në Vlorë u arrestua pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit N. R., banues në lagjen “Rilindja”. Në cilësinë e provës materiale i janë gjetur edhe sendet e vjedhura.
ADOLESHENTET VODHEN SHKOLLEN NE VLLAHINE
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve, Y. C, 15 vjeç, Sh. K, 15 vjeç, të dy banues në fshatin Vllahinë. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve ka filluar pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar të jenë autorë të vjedhjes së “Shkollës së Mesme Vllahinë” në datë 15.05.2012.
(Gre/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com