Grabocka e Alketa në sheshin Skënderbej për spotin e “X Factor”

Producentet e “X Factor” Albania, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë parë dje në mesditë në qendër të kryeqytetit, ku edhe kanë nisur xhirimet e spoteve për spektaklin që do të shfaqet në televizionin Klan në fillim të muajin janar. Alketa ka qenë në formën e saj më të mirë dhe shumë entuziaste për këto xhirime duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, ndërkohë që Grabocka ka qenë e pranishme në çdo moment të tyre, madje nuk nga nguruar edhe të kujdeset për pamjen e prezantueses së “X Factor”. Pas disa minutash i gjithë stafi i Grabockës është zhvendosur në një tjetër zonë të kryeqytetit për të vijuar xhirimet. Duket se stafi i “X Factor” po përgatit shumë surpriza për spektaklin e madh, edhe pse u përfol që natën e madhe të ndërrimit të viteve pritet që të zbulohen disa nga sekretet e produksionit të televizionit Klan.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave