TIRANE- Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare të gjitha ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit lidhur me përcaktimin e funksioneve korresponduese për çdo gradë në polici dhe ekuivalentimin e tyre. Kështu në mblështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për policinë e shtetit bëhen disa ndryshime. Funksionet korresponduese për çdo gradë përcaktohen në një tabelë të veçantë. Ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të jetë patjetër me gradën kolonel dhe duhet të ketë jo më pak se 18 vjet punë në policinë e shtetit, duke e ekuivalentuar me gradën Drejtues i Parë.

Ndërkohë që zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, në të njejtën shkallë futet dhe Drejtori i Byrosë së Hetimit duhet të kenë 16-18 vite shërbimi në policinë e shtetit me gradën kolonel duhet të jenë Drejtues me gradë ekuivalentuese. Ndërsa drejtuesi i parë është kryekomisar, duhet të ketë 16-18 vite vjetërsi pune dhe duhet të jenë me gradën kolonel dhe nënkolonel. Kështu vijon përcaktimi i funksioneve korresponduese në policinë e shtetit për të gjithë efektivat drejtuese dhe të thjeshtë që nga drejtori i përgjithshëm i kësaj policie e deri tek agjenti i thjeshtë i cili duhet të jetë inspektor, me një renditje të përshkallëzuar që nga kryeasistenti e deri tek kryeinspektori, sipas shkallës së ekuivalentimit të përcaktuar dhe të shprehur përmes tabelës së saktë të cilën ne po e botojmë të plotë.

Ndërkohë që ka dhe shtesa në këtë ligj, sipas të cilit vendoset përcaktimi i funksioneve sipas gradave. Kështu, pas pikës 3.1 shtohen pikat 3.2 dhe 3.3, me këtë përmbajtje: “3.2 Shtetasve, që kanë përfunduar arsimin e lartë policor në Republikën e Shqipërisë apo Akademinë e Shkencave të Sigurisë, në Ankara, Turqi, në momentin e caktimit në detyrë t’u jepet grada nënkomisar. 3.3 Në rastet kur konstatohet dhënia e gradës në kundërshtim me kriteret dhe procedurat ligjore, të parashikuara në momentin e dhënies së tyre, të anulohen këto akte dhe të jepet grada sipas kritereve dhe procedurave ligjore të kohës, kur ka lindur e drejta e përfitimit”.

Ndryshimi i këtij ligji dhe vendosja e verifikimit të gradave ka shkaktuar një përplasje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu, ka qënë fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për largimin e kupolës së policisë së shtetit, sipas tij me grada të larta, e trajnuar dhe e provuar si e suksesshme për t’i zëvendësuar me njerëz që nuk janë në lartësinë e tyre, për sa i përket gradës.

Më pas ka qënë zv.ministri i Brendshëm Arben Ristani ai i cili nuk ka munguar të shprehet se Ministria e Brendshme jo vetëm që po shekl ligjin për gradat por dhe emërimet janë në kundërshtim me këtë ligj, duke nënvizuar faktin se janë bërë përpara se ndryshimet e reja të botoheshin në fletoren zyrtare. Për këtë shkelje deputeti demokrat ka deklaruar se do të bëjë padi në gjykatë për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.

Por ndryshimet në polici kanë qënë dhe pjesë e axhendës ankimuese të kreut të PD Lulzim Basha me ambasadorin e BE në Tiranë, Sequi.

tabela e gradave
(Shpjegim: Shkurtimet e përdorura në tabelën e mësipërme, kanë kuptimet si më poshtë:
• DPPSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
• DPQ Drejtorië e Policisë në Qarqe
• DRK&M Drejtoria Rajonale e Kufirit & Migracionit)


tabela e gradave

 Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)