TIRANE- “Grafika 2015” quhet ekspozita që është hapur në ambjentet e galerisë FAB në kryeqytet. Emocione, zbulime individuale, lojëra kreative dhe stilizime interesante vijnë si rrjedhojë e pasionit të studentëve të pikturës. Kjo ekspozitë ka sjell para pubilkut punimet në atelie grafike të disa studentëve të Fakultetit të Arteve te Bukura, Univesiteti i Arteve.

  Ekspozita është konceptuar si pjesë e udhëtimit të artistëve të rinj në kryqëzimet e shenjave grafike dhe urbane! Programi i grafikes i ndërthurur me alternativat e reja shfaq tema sociale që analizohen nëpërmjet eksperiencave dhe përvojave personale si pjesë e procesit jetësor, ku "nuk ekziston rastësia".

Kjo ekspozitë prezanton gjithashtu punime që lidhen me garafikën e lirë, dizajnin grafik, vizatimin, pikturën, fotografinë dhe teknikat e përziera që kanë lidhje me letrën.  Përkujdesja kuratoriale nga Prof. Asc Ardian Isufi dhe Petraq Papa.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)