Grammy 2016, ja lista e çmimeve
që u shpërndanë mbrëmjen e madhe

Grammy 2016, ja lista e çmimeve<br />që u shpërndanë mbrëmjen e madhe
Ceremonia e çmimeve Grammy është padyshim nata më e madhe që vlerëson artistët dhe punën e tyre gjatë një viti. Eventi u mbajt në Staples Center në Los Anxheles dhe u prezantua nga reperi LL Cool J, i cili pohoi në një intervistë të bërë pak para nisjes së spektaklit se ‘ishte përgatitur për të papritura’.

Dhe të papritura pati, duke filluar nga mesazhi i Taylor Swift për Kanye West, për të vazhduar me stonimin e Adele dhe për ta mbyllur sigurisht tek vlerësimi me një sërë çmimesh të rëndësishme të artistëve. Të gjithë nga Adele, Lady Gaga, Justin Bieber, Kendrick Lamar,Carrie Underëood, The Weeknd, Little Big Town dhe shumë e shumë emra të tjerë ndezën skenën me performancat e tyre.

Tre çmimet më të mëdha fituese të edicionit të 58-të të “Grammy Awards” ishin shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në spektaklin më të madh të muzikës, një prej çmimeve më të mëdha “Albumi i vitit”, iu dha albumit “1989” të Taylor Swift "1989".

"Si femra e parë që e ka fituar çmimin “Albumi i Vitit” dy herë në Grammys, dua t’ju them të gjitha vajzave të reja se do të ketë njerëz që do të duan t’ju pengojnë në suksesin tuaj, por nëse fokusoheni tek puna, ditën kur të keni arritur atë që doni, do të kuptoni se atje keni shkuar falë punës tuaj dhe njerëzve që ju duan,” tha ajo në fjalimin e saj. Kështu ajo i është përgjigjur këngës fyese të kënduar nga Kanye West pak ditë më parë.

“Regjistrimi i vitit” shkoi për këngën "Uptown Funk", kënduar nga Bruno Mars dhe “Kënga e Vitit” u shpall “Thinking Out Loud" e kënduar nga Ed Sheeran.

Kendrick Lamar dominoi me 11 nominime. Ai fitoi për performancën e tij rep, për këngën rep, për bashkëpunim në këngën rep dhe për videon e vitit. Ndërkohë Meghan Trainor fitoi çmimin e artistit të ri dhe shpërtheu me lot nga gëzimi.

"Më duhet të falenderoj L.A. Reid që më panë si një artist dhe jo vetëm si një autore këngësh. “Unë jam shumë rrëmujë. Më duhet të iki të qaj,” tha ajo

Ja lista e plotë e çmimeve të shpërndara mbrëmjen e madhe të Grammy:

Bashkëpunimi i Vitit : Mark Ronson feat. Bruno Mars, "Uptown Funk"

Albumi i Vitit: Taylor Swift, 1989

Artistja e re më e mirë: Meghan Trainor

Performanca më e mirë Rock: Alabama Shakes, "Don't Wanna Fight"

Albumi më i mirë muzikor teatral: Hamilton

Kënga e Vitit: Ed Sheeran, "Thinking Out Loud"

Albumi më i mirë Country: Chris Stapleton, Traveller

Albumi më i mirë Rap: Kendrick Lamar, To Pimp a Butterfly

Performanca më e mirë pop, duet ose në grup: Mark Ronson feat. Bruno Mars, "Uptown Funk"

Bashkëpunimi më i mirë Rap: Kendrick Lamar feat. Bilal, Anna Wise & Thundercat, "These Walls"

Albumi më i mirë pop: Tony Bennett & Bill Charlap, The Silver Lining: The Songs of Jerome Kern

Performanca më e mirë Pop solo: Ed Sheeran, "Thinking Out Loud"

Kënga më e mirë Rap: Kendrick Lamar, "Alright"

Albumi më i mirë Best Alternative: Alabama Shakes, Sound & Color

Albumi më i mirë Rock: Muse, Drones

Performanca më e mirë Rap: Kendrick Lamar, "Alright"

Kënga më e mirë Rpcl: Alabama Shakes, "Don't Wanna Fight"

Albumi më i mirë R&B: D'Angelo and the Vanguard, Black Messiah

Performanca më e mirë R&B: The Weeknd, "Earned It (Fifty Shades of Grey)" etj...
grammy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'